E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e festa,1300 policë të angazhuar

1300 forca policie do të jenë të pranishme në protestën e sotme të opozitës dhe në manifestimin e nesërm të Partisë Demokratike. Sipas informacioneve 1000 forca policie do të jënë vetëm nga drejtoria e policisë së Tiranës dhe ajo rrugore ndërsa 300 forca do të jenë të ndërhyrjes speciale. Mësohet se ky numër i madh i forcave të policisë do të jetë për ruajtjen e institucioneve gjatë protestës dhe manifestimit dhe për parandalimin e akteve kriminale.
Ndërkohë pritet që në orën 18:00 të nisë protesta e opozitës e cila sipas deputetëve të saj do të nsië në sheshin "Skënderbej" dhe më pas do të marshohet përmes bulevardit "Dëshmorët e Kombit". Opozita ka deklaruar se kjo do të jetë protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë e cila do të fillojë që nga dita e sotme dhe do të vazhdojë pa limit derisa të jepet një përgjigje për kërkesat e saj.
Ndërkohë Partia Demokratike do të organizojë një manifestim madhështor më 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, manifestimi i cili do të nisë në orën 12:00 ku maxhoranca do të festojë arritjet e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›