Vizat, Sllovenia dhe Italia, lobojn pr Shqiprin

Në një letër mbeshtetjeje per te dy vendet drejtuar presidences spanjolle te Bashkimit Europian, ministri i Jashtem italian Franco Fratini dhe ai slloven Samuel Zbogar, kerkojne shpejtimin e procesit te heqjes se vizave per Shqipërinë dhe Bosnjën, duke vendosur dhe nje afat: qershorin e ketij viti.
Letra e Frattinit dhe Zbogarit i është dërguar dhe autoriteteve më të larta të Bashkimit Evropian, përfaqësues së lartë për Politikën e Jashtme në BE, Catherine Ashton, komisionerit për Zgjerimin Stefan Fule dhe komisioneres për çështjet e Brendshme, Sesilia Malmstrom.
Letra është firmosur nga 10 shefa te diplomacive te vendeve te bllokut europian, cka shihet si rritje e mbeshtetjes brenda BE-se per heqjen sa me shpejt te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen. Rekomandimi per heqjen e regjimit te vizave do te behet nga Komisioni Europian pas nje tjeter vleresimi, ndersa aprovimi perfundimtar varet nga ministrant e brendeshem te BE-se dhe aprovimi i Parlamentit Europian.