Prefekti, Task-Forcë për transportin publik
04/05/2010 Kontroll në transportin publik, gjoba 50 mijë lekë 9 taksistëve pa licencë
KORÇE- Lufta kundër informalitetit tashmë është kthyer në qendër të vëmendjes të institucioneve shtetërore dhe Institucionit të Prefektit të Qarkut Korçë. Krahas kontrolleve të ushtruara mbi subjektet e biznesit të vogël, kryesisht për licencimin e tyre, aktualisht është ngritur një Task-Forcë, e cila po ushtron kontrolle të pandërprera edhe mbi shërbimin e transportit publik, përfshi këtu taksitë, 4+1, 8+1 dhe autobusët që përshkojnë të gjitha linjat brenda qarkut të Korçës dhe linjat me rrethet e tjera të vendit. Kontrollet mbi biznesin e vogël treguan se mjaft prej bizneseve punonin pa u pajisur me licencë ose kishin pasur mangësi të tjera në dokumentacion apo në vendosjen e kasave fiskale. Për këtë arsye ndaj bizneseve të tilla u vendosën gjoba nga 25 mijë deri në 500 mijë lekë. E njëjta gjë po provohet edhe në shërbimin e transportit publik, ku drejtues automjetesh e ushtrojnë këtë aktivitet pa qenë të licencuar. Në realizimin e kontrolleve nuk ka munguar as bashkëpunimi i Shoqatës së Biznesit të Vogël që mbulon qarkun e Korçës, e cila ka kërkuar edhe kontrollin mbi vlerën e biletave, pasi jo rrallë herë spekulohet edhe me to, por edhe mbi taksimetrat, nëse janë të kontrolluar nga institucionet përkatëse ose jo. Nisja e kontrolleve mbi shërbimin e transportit publik dhe ngritja e Task- Forcës me urdhër të Prefektit të Qarkut Korçë, Andrea Mano, u bë i ditur nga burime pranë këtij institucioni.
Kontrollet
Burimet pranë Prefekturës së Qarkut të Korçës bënë të ditur se, “tashmë Drejtoria rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor, Policia e Qarkullimit Rrugor, Policia e Bashkisë Korçë dhe Drejtoria e Tatimeve janë bërë që të gjitha bashkë në kontrollet që po ushtrohen mbi transportin publik. Kjo Taskë- Forcë u ngrit me urdhër të Prefektit të qarkut Korçë, Andrea Mano, dhe do të monitorohet në vijimësi nga Institucioni i Prefektit”. Burimet në fjalë bënë të ditur gjithashtu se, “kontrollet do të vijojnë për një kohë të pacaktuar. Kjo do të thotë se kontrollet do të pushojnë vetëm, pasi të jenë kontrolluar të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe kur askush të mos ketë të mundur të ushtrojë këtë lloj aktiviteti pa qenë më parë i licencuar nga organet përkatëse. Nga kontrollet e deritanishme janë gjetur 9 drejtues mjetesh të taksive 4+1 dhe 8+ 1, të cilët punonin pa qenë të licencuar”. “Ndaj këtyre drejtuesve, shpjeguan burimet e cituara më sipër, u vendosën gjoba me një vlerë prej 50. 000 lekësh. Burimet pranë Prefekturës së Qarkut Korçë bënë të ditur gjithashtu se, “kontrollet synojnë licencimin, vendpushimin e automjeteve, (parkimin) lëvizjen e tyre brenda qytetit, ku drejtuesit e mjeteve spekulojnë mjaft me licencimin, si dhe me kontrollin mbi numrin e udhëtarëve”. Jashtë këtyre kontrolleve nuk kanë mbetur as taksimetrat apo vlera e biletave të udhëtarëve. “Task-Forca, shpjeguan burimet në fjalë, do të veprojë në orare të ndryshme, në linja të ndryshme, jashtë dhe brenda qyteteve dhe në linjat me rrethet e tjera”. “Qëllimi i ngritjes së Task-Forcës, synon realizimin e dy objektivave: së pari, kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë; dhe së dyti luftën kundër informalitetit, me qëllim që bizneset e ligjshme të mos konkurrohen në mënyrë të pandershme, nga biznese që nuk janë të licencuara dhe që u shmangen detyrimeve tatimore. Për të gjithë këto, biznesi i ligjshëm do të ketë në çdo kohë përkrahjen e institucioneve shtetërore, sqaruan burimet pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Korçë, ndërsa biznesi ilegal do të jetë gjithnjë i ndëshkuar sipas të gjitha ligjeve në fuqi.