E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të pranishmit diskutojnë për zhvillimet në vendet e Pranverës Arabe, Egjipt, Libi, etj

10-10-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha mori pjesë në Strasburg, në drekën-debat me temë "Çfarë demokracie pas Pranverës Arabe?"
 
Gjatë punimeve, të Forumit Botëror për Demokracinë, Kryeministri Berisha mori pjesë në drekën-debat të shtruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, ku merrnin pjesë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE, Jean Claud Mignon, Kryeministri i Marokut, Zëvendëspresidenti i Parlamenti Europian, Othmar Karas, Nobelistja jemenite Tauakul Karman.
Dreka-debat, me temë "Çfarë demokracie pas Pranverës Arabe?", i fokusoi të pranishmit te zhvillimet në vendet e Pranverës Arabe si Egjipti, Libia, etj., masakra që po përjeton popullsia civile në Siri nga dora e diktatorit Assad dhe rreziku që ai përbën ndaj stabilitetit në rajon dhe më gjerë.
Gjatë drekës, pjesëmarrësit diskutuan rreth rolit që Këshilli i Europës dhe komuniteti më i gjerë ndërkombëtar mund t’u japin këtyre vendeve, nëpërmjet partneritetit dhe asistencës ndaj proceseve demokratizuese, ngritjes së institucioneve demokratike dhe shtetit ligjor.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›