E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ndryshimet e ligjit për deklarimin e pasurisë, mundësi për hetime efikase”

10-10-2012 / Gazeta 55

Presidenti Nishani zhvillon një takim me Kreun e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në kuadër të shkëmbimit të mendimeve me krerët e Institucioneve të Pavarura Kushtetuese priti sot në një takim Kreun e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla.
Presidenti Nishani vlerësoi maksimalisht punën e ILDKP-së ndaj hetimit dhe luftës kundër korrupsionit si dhe përpjekjet e bëra për ngritjen e infrastrukturës në këtë fushë.
Kreu i Shtetit e garantoi zotin Llalla për mbështetjen maksimale që Presidenti i Republikës i jep këtij institucioni dhe drejtuesve të tij në përmbushjen me sukses të misionit kushtetues dhe transparencës për qytetarët.
Gjatë takimit, Presidenti Nishani dhe zoti Llalla diskutuan edhe mbi amendimet e Ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i dekretuar po dje nga Presidenti i Republikës.
Presidenti Nishani i vlerësoi ndryshimet në këtë ligj si një mundësi për hetime efikase ndaj abuzimeve dhe fshehjes së pasurive të paligjshme nga zyrtarët dhe funksionarët e lartë të shtetit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›