Të premten të gjitha ndeshjet e javës 26
Zhvendosen për t’u luajtur të gjitha në një ditën ndeshje e javës së ardhshme të kampionatit shqiptar të futbollit, Kategoria Superiore. Lajmi është bërë publik nga vetë FSHF, e cila e ka zyrtarizuar dje këtë vendim. Sikurse është bërë e ditur, nga komunikata për shtyp “qeverisë” së futbollit në vendin tonë të gjitha takimet e javës së 26-të të ligës elitare do të zhvillohen të ditën e premte, më datë 2 mars 2010. Po ashtu tashmë është vendosur që edhe orari i zhvillimit të tyre të jetë i njëjtë, pikërisht ora 15:00 e të premtes. Ndërkohë që ndeshjet e kategorisë së parë do të zhvillohen ditën e shtunë më 3 mars 2010 në orën 15:00. E gjithë kjo zhvendosje e ndeshjeve të të dy kategorive kryesore bëhet për faktin e shmangies së kompromiseve të mundshme, të cilat kanë tronditur kampionatin në këto javë të fundit.
#