Cana: Nuk mund të ankohemi për humbjen
Lorik Cana shfaqet i sinqertë pas humbjes 3-0 që Sandërlendi pësoi në fundjavë në fushën e Liverpulit. Kjo ishte humbja e parë e “maceve të zeza” në gjashtë javët e fundit të Premiershipit anglez, ku skuadra e drejtuar nga Rafa Benitez dominoi plotësisht. Golat e fitores u realizuan nga Fernando Torres (dy) dhe Glen Xhonson. “Nuk mund të ankohemi për rezultatin e ndeshjes së humbur me Liverpulin. Ata e merituan plotësisht fitoren”, deklaroi mesfushori shqiptar. Më tej, kapiteni i Sandërlendit shtoi: “Liverpuli luajti shumë mirë, mbi të gjitha në pjesën e parë dhe e nisën mjaft mirë takimin. Nuk ishte aspak një përballje e lehtë. Goli i shpejtë i tyre, na e vështirësoi shumë ndeshjen: Fernando Torres është një prej sulmuesve më të mirë në botë dhe realizoi një gol të pabesueshëm”.
#