UNESCO ne prag te rehabilitimit te 6 monumenteve
Organizata Boterore e Monumenteve, UNESKO, ka finalizuar prokurimin per fazen e pare te projektit “Restaurimi i Qendres Historike te Gjirokastres“, me vlere 1,3 milione dollare financuar nga qeveria shqiptare dhe pritet qe keto dite te shpalle kompanite fituese. Kete fakt e ben publik Rajmond Kola, drejtori i zyres se Administrimit dhe Koordinimit te Qytetit-Muze te Gjirokastres. Sipas tij, ne kete faze te pare te projektit perfshihet restaurimi, mirembajtja dhe ruajtja e 6 monumenteve te perzgjedhura ne zonen historike te Gjirokastres (zona e trashegimise se qytetit muze). Objektet qe do te perfitojne ne kete faze jane shtepia e Angonateve, shtepia e Cabejt, shtepia Gurgai, shtepia e Kabilateve, shtepia Kikino dhe shtepia Cene. Qyteti i Gjirokastres, qe ka fituar statusin 'qytet muze' ne vitin 1963, dy vjet me pare u shpall pasuri boterore nga UNESKO. Gjirokastra eshte nje nga qytetet me te spikatura te Shqiperise se jugut, per vlerat e saj arkitektonike. Ajo dominohet nga nje keshtjelle, deshmitare e koherave te ndryshme. ATSH