Të rinj dhe të suksesshëm, 5 sipërmarrësit më të mëdhenj në Europë
Pesë sipërmarrësit më të suksesshëm në Europë janë nën 25 vjeç dhe janë përzgjedhur nga Business Week. Com
Gjanden jo pak të rinj në Europë me ide të mira dhe të gatshëm për të filluar biznesin e tyre. Në fillim të verës së kaluar Business Week u kërkoi lexuesve që të jepnin shembuj sipërmarrësish të suksesshëm nën moshën 25 vjeç. Ndërkohë në muajin tetor pas shkrimit të historive të secilit u kërkua nga lexuesi të jepte votën për atë që mendonte se kishte pasur më shumë influencë. Dhe rezultatet janë më poshtë, pasi janë eliminuar 4.3 milionë vota të dubluara. Kështu është lejuar vetëm një votë për secilin kompjuter. Tani le të hapim zarfin.
Nr. 1Ben Woldringwww.bencom.nlUsquert, HolandëMosha: 21
Një fëmijë i mrekullueshëm. Ben Woldring e nisi kompaninë e tij të parë që në moshën 13 vjeç, dhe tani kjo kompani renditet si më e njohura në Holandë për sipërmarrësit e rinj. Biznesi i tij ishte i thjeshtë. Ai kishte hapur një faqe interneti Bellen.com. Në këtë site konsumatorët kishin mundësi të krahasonin çmimet për shërbimet e celularëve. Në sitin e tij ka informacione të detajuara për çmimet, telefoninë fikse dhe shërbimet e internetit. Ky shërbim është pa pagesë për klientët. Por si i fiton paratë Beni. Ai ka bërë një shërbim ku klientët mund të regjistrohen online pasi kanë përzgjedhur kompaninë ku do ta bëjnë shërbimin. Për këtë Woldrin merr një tarifë ndërmjetësimi nga kompania ku klienti është regjistruar. Po ashtu paratë vijnë edhe nga reklamat që ai siguron për faqen e tij. “Të ardhurat janë prej disa milionë euro” – thotë Woldring.
Nr. 2James Gibsonwww.binfix.co.ukNottingham, AngliMosha: 24
Shpikja që bëri Gibson është bërë tashmë një biznes mjaft fitimprurës. Ajo kishte parë se nëpër kuzhina koshat ishin gjithmonë plot me plehra dhe asnjeri nuk kujdesej për ti zbrazur kur duhej. Kështu ajo shpiku një mënyrë ku plehrat bëheshin shuk në një kosh dhe kalonin në një vijë lineare për në një kosh të madh jashtë ndërtesës.
No. 3Lars Duursmawww.debatrix.nlRotterdam, HollandëMosha: 24
Duursma u bë lidere për debate. Ajo u punësua nga disa agjenci për të nxitur debatin. Më pas hapi biznesin e saj. Ajo koordinon debatet e trupave qeveritare, ndërkohë që është gjithmonë prezente nëpër kompani që kërkojnë të zhvillojnë ide të reja për produktet e tyre. Ajo nxit debatin dhe bën që idetë të zbulohen.
Nr. 4Karm Singhwww.desitouch.comLondërMosha: 25
Imagjinoni një website të mbushur me muzikë, ringtone, filma etj. Singh ishte një indiane e lindur në Angli e cila e ndërtoi websitin e saj që në moshën 16 vjeçare. Frymëzimi i erdhi kur studionte për shkenca kompjuterike në King’s College në Londër.
Nr. 5Marvin Dominic Andräwww.bagpax.comSaarbrücken, GjermaniMosha: 24
Si shumë prej shpikjeve, edhe Marvin Dominic Andra e bëri shpikjen e saj bazuar në eksperiencën e jetës reale. Duke udhëtuar një ditë me makinë një prej lodrave të fëmijëve të saj i kishte ardhur në surrat. Kështu ajo mendoi të shpikte një çantë për të vendosur lodrat. Këto çanta janë shitur në gjermani për 38-62 dollarë. Andra përveçse ka ngritur një biznes që ka sukses flet edhe si një sipërmarrëse e vërtetë.