Reflekse; Gjashtë pikat zhvlerësojnë EULEX-in
“Bashkimi Evropian vazhdon bisedimet me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës për pranimin e gjashtë pikave të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun”, - thuhet në një kumtesë të zëdhënëses së Havier Solanës. Bashkimi Evropian vazhdon presionin mbi përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës për të pranuar marrëveshjen të cilën më parë e tumiri Serbia, është nënteksti i kësaj komunikate. Më parë janë dhënë disa mundësi për pasojat e mundshme, nëse Kosova nuk do ta pranojë marrëveshjen gjashtëpikëshe. Vetëm se nuk është e qartë se çfarë do të bëjë BE-ja nëse Kosova nuk do ta pranojë diktatin dhe nëse Serbia nuk do të pajtohet për instalimin e EULEX-it, sipas dëshirës së saj. Unë besoj se EULEX-i nuk do të instalohet jashtë vullnetit të shtetit sovran e të pavarur, në territorin e shtetit të mëvetësishëm, sepse nuk e ka pëlqimin e institucioneve të Kosovës, sipas diktatit të Ban Ki Munit. Nga Brukseli këmbëngulin të na bindin se EULEX-i do të instalohet më 2 dhjetor të këtij viti, që d.m.th. edhe përafërsisht 15 ditë. Por më parë për këtë, fatkeqësisht ata duan ta marrin edhe pëlqimin e OKB-së. Dhe këtu janë disa paqartësi ose disa moskonsekuenca të së drejtës ndërkombëtare, por edhe ngatërresa politike.
Pjesa më e madhe e shteteve të BE-së e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës që në fillim. Disa shtete të cilat ende hezitojnë ta bëjnë një gjë të këtillë, duket se do të presin që të shohin reagimin e OKB-së dhe vetëm pastaj të vendosin. Ndërkaq, në OKB ende nuk është pranuar pavarësia e Kosovës, përkatësisht ende nuk është bërë anëtare e kësaj organizate ndërkombëtare. Pra, një organizatë a një bashkim sikurse është BE-ja për të instaluar organizatën e përzier e të formuar enkas për Kosovën, sikurse është EULEX-i duan (nuk duhet, pra nuk kanë obligim) të pyesin OKB-në, ndërsa ajo nuk e ka pranuar mëvetësinë e një shteti. Dhe në anën tjetër, në të njëjtën valë është edhe Serbia, e cila këmbëngul që gjërat të kalojnë nëpër OKB, sepse ajo organizatë nuk e ka pranuar Kosovën. Pastaj, meqë pjesa më e madhe e shteteve, të cilat e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, kanë dërguar njerëzit e vet ekspertë në kuadër të EULEX-it përnjëherësh nga presioni i Serbisë, ato shtete sikur duan t’i bien mohit, pra të bëjnë kompromise dhe kështu të pranojë se EULEX-i është neutral, sepse nuk po instalohet në Kosovën sovrane e të pavarur, por në një shtet me status të pacaktuar. Këtë e ka kërkuar Serbia, këtë e kërkon edhe OKB-ja. Ndërkaq, Kosova është shtet i pavarur, sovran, prandaj s’ka se si instalohen ata të EULEX-it nëse këtë nuk e lejon Parlamenti dhe qeveria e Kosovës. Ata mund të vendosen në Serbi, meqë ata po pajtohen dhe kanë diktuar gjashtë pikat.
Është e dhimbshme që në çfarë shkalle po zhvlerësohet EULEX-i një trupë e BE-së të cilën shqiptarët e Kosovës dhe përfaqësuesit më të lartë të institucioneve e pranuan pa asnjë rezervë, madje me eufori. Është e dhimbshme, sepse ekspertët për të cilët u thanë se janë kulminantë, presin tash sa muaj, rrinë kot, marrin rrogë, sillen vërdallë dhe nuk bëjnë asnjë, ndërsa BE-ja pati premtuar se njerëzit e EULEX-it do ta ndihmojnë shumë Kosovën. Madje, sipas asaj që u tha, EULEX-i do të luftonte krimin e organizuar, do të përgatiste infrastrukturën ligjore, atë politike për t’u inkuadruar sa më shpejt dhe sa më mirë në të gjitha strukturat euroatlantike dhe ato të BE-së.
Në mënyrën se si po sillen strukturat e BE-së, po e bëjnë EULEX-in ende pa filluar mirë një organizëm të dështuar, të paefekt dhe të panevojshëm, sepse moralisht apo jo prishet, po zvetënohet. Në të ardhmen ata njerëz-ekspertë me vullnet të mirë do ta kenë të vështirë të presin bashkëpunimin pa kushte dhe pa hile me njerëzit tanë, sepse ata njerëz në një mënyrë apo tjetër janë të deleguar dhe janë pranuar me vullnetin e Serbisë, por pa vullnetin e Kosovës, përkatësisht Kosovës, eventualisht mund t’i imponojnë, gjë që do të duhej vajtuar Kosovën dhe institucionet e saj pastaj.
Kjo të bën të dyshosh në qëllimin e mirë të atyre që i propozuan këto pika dhe të atyre që i tumirën këto pika, kur do të duhej të dinin se ato zor se do të pranoheshin nga shqiptarët e Kosovës, sepse prekin drejtpërdrejt në tërësinë territoriale, në sovranitetin dhe në integritetin e shtetit të ri të pavarur.
A ishte qëllimi final i përpiluesve të gjashtë pikave zhvlerësimi i punës dhe i veprimtarisë së EULEX-it dhe ekspertëve të kësaj trupe ndërkombëtare? Duket se ato shtete të cilat nuk arritën të pengonin pavarësimin e Kosovës, ato shtete të cilat sikur u penduan për këtë pranim, shumë kohë pasi u bë pajtimi për vendosjen e EULEX-it në Kosovë, shpikën mekanizma që do të ngatërrojnë punë dhe që do të bëjnë që kjo organizatë evroperëndimore të mos instalohet në Kosovë apo edhe nëse instalohet, të shikohet vëngër e jo me dashamirësi, ashtu sikurse do të duhej të ishte në mënyrën se si është menduar. Disave iu duk pak Pakoja e Ahtisarit, e cila prekte në shumë segmente të sovranitetit dhe që e bënte Kosovën shtet të brishtë e me mundësi të gjenerimit të krizave sa herë t’u teket serbëve apo sa herë që Serbia t’u fishkëllejë minoritarëve të vet në Kosovë, prandaj nxituan në nene shtesë që do ta përdhosin sovranitetin dhe do ta zvarrisin procesin në tërësi. Me këtë duket se mëtohet ashtu sikurse deshi Serbia që pjesa veriore të mbetet vatër e krizës. Asaj duket se nuk i ngutet të inkuadrohet në BE, por me këtë po bëhet diktuese dhe imponuese e krizës.
A do të thotë kjo se pa nismën amerikane sërish BE-ja nuk mund të bëjë asgjë, se mbetet e përbaltur në batak? Duket se po, prandaj pritet nisma amerikane, pasi të konsolidohet administrata e re, që të zhvlerësohen gjashtë pikat denigruese për sovranitetin e Kosovës dhe të shporret një herë e përgjithmonë çdo pretendim i Serbisë, ashtu sikurse u shporr Serbia nga Kosova me këmbënguljen amerikane, sepse pa nismën e ShBA-ve Serbia edhe sot do të ishte në Kosovë.