Ngre siparin Panairi i Teknologjisë, Energjisë dhe Mjedisit
TIRANE- Ngre siparin në Pallatin e Kongreseve , Panairi Ndërkombëtar i "Teknologjisë, Energjisë dhe Mjedisit" i organizuar nga Fiera del Levante dhe Alb-Konfindustria. Në këtë panair janë pjesëmarrëse rreth 70 kompani nga Italia, Austria, Gjermania, Cekia, Shqipëria dhe Kosova që ushtrojnë aktivitet në fushën e energjisë dhe ruajtjes së mjedisit.
“Italia është investitori i parë i Shqipërisë dhe falë ndihmës së Fiera del Levante janë mbledhur një numër i madh kompanish të specializuara në një fushë të caktuar , si ekobiznesi” u shpreh ambasadori italian Saba D’Elia.
Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti ka vlerësuar interesin e madh të investitorëve të huaj për sektorin energjetik si një ndër fushat më potenciale të ekonomisë shqiptare.
“Ka me qindra aplikime për koncesione të ndryshme sot në sektorin e energjisë elektrike. Ka cdo ditë interes të jashtëzakonshëm nga ana e kompanive jo vetëm italiane por nga e gjithë bota” theksoi ministri Prifti.
Panairi Ndërkombëtar i "Teknologjisë, Energjisë dhe Mjedisit" do të qëndrojë i hapur në Pallatin e Kongreseve deri në datën 2 maj. Gjatë panairit do të organizohet Forumi Ndërkombëtar i Energjisë dhe Mjedisit me pjesëmarrjen e personaliteteve nga fusha e biznesit, studiove të konsulencës etj.
(e.n/News24/BalkanWeb)