E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të rinjtë e LRI, pjesë e vendimmarrjes në struktura dhe pushtetin vendor

20-11-2011 / Gazeta 55

Kreu i LSI-së, Ilir Meta takon anëtarët dhe simpatizantët e LRI

Ilir Meta garanton të rinjtë se te Lëvizja Rinore për Integrim do gjejnë hapësirën e duhur për ushtrimin e aktivitetit politik si dhe shpalosjen e alternativave e projekteve dobiprurëse për të rinjtë. Produkt të angazhimit të të rinjve në forumet vendimmarrëse, Meta cilësoi kartën e studentit, e cila nga një premtim elektoral, u bë realitet nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta zhvilloi dje një takim me anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes Rinore për Integrim. Duke përshëndetur të rinjtë të pranishëm në këtë takim, Meta shprehu mbështetjen e tij si Kryetar i LSI-së për të mbështetur këtë forum që sikurse tha, “është forumi më aktivë dhe që përfaqësohet në mënyrë dinjitoze jo vetëm në strukturat e LSI-së por edhe në pushtetin vendor duke qenë pjesë e vendimmarrjes”. “Unë mendoj që ky është një angazhim, i cili përfaqëson në radhë të parë një investim për të gjithë ju, një investim për të ardhmen tuaj. Është një sipërmarrje që ia vlen. Këtë mund ta dëshmojë Endriti, anëtari më i ri këshillit bashkiak të Tiranës, përfaqësues i Lëvizjes Rinore për Integrim. Por, mund ta dëshmojnë edhe shumë të rinj dhe të reja të tjerë, të cilët janë në Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe natyrisht në Lëvizjen Rinore për Integrim, jo thjesht për të të dëgjuar, por janë për të marrë përgjegjësi, janë për të ndërtuar të ardhmen e tyre”- u shpreh Meta. Kreu i LSI theksoi se falë angazhimit të të rinjve në forume të rëndësishme siç është edhe LRI, u bë e mundur arritja e realizimit të kartës së studentit, një premtim i bërë realitet nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Angazhimi juaj në LRI ju bënë më shumë aktivë dhe përgjegjës në mbarëvajtjen e së ardhmes suaj, sikurse është realizimi i kartës për studentët që ka qenë një angazhim i Lëvizjes Rinore për Integrim, apo edhe masa të tjera që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të jetesës së studentëve në kryeqytet, absolutisht tregojnë sesa më i madh të jetë roli i rinisë në të gjitha proceset politike, aq edhe më të mëdha do të jenë mundësitë që ajo do t’i hapë vetes së saj për një perspektivë më të mirë”- tha ai. Gjithashtu, Meta shtoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është dhe do të jetë gjithnjë një forcë politike progresiste dhe energjike. “Siç është edhe sot këtu, sepse ka gjithmonë një zemër rinore, që quhet Lëvizja Rinore për Integrim. Unë dua t’ju falënderoj për angazhimin tuaj në të gjitha instancat e qeverisjes vendore, apo qoftë edhe qendrore, si dhe për gjithë përpjekjet tuaja për të krijuar një qasje të re dhe aktive në politikë dhe politikë bërje për të rinjtë. Megjithatë, pavarësisht nga arritjet tuaja dhe arritjet tona, një angazhim akoma më i madh, më i fuqishëm, më rezultativ i të rinjve në politikë, është një domosdoshmëri e kohës që po jetojmë sepse sfidat në rritje kërkojnë energji në rritje”- tha më tej, kreu i LSI-së, Ilir Meta.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›