E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazsjellesin TAP i kerkohet ndihme Turqise

Ekonomia

Qeveria shqiptare ka kerkuar ndihme tek qeveria turke per sa i perket projektit te gazsjellesit Trans-Adriatik Pipeline i cili parashikon sjelljen e gazit nga deti Kaspik dhe fushat e Shah Deniz ne Azerbajxhan drejt Turqise Greqise Shqiperise dhe nepermjet detit Adriatik per ne Itali. Kjo kerkese u artikulua dje gjate takimit qe ministri i Ekonomise Nasip Naco zhvilloi me ministrin turk te Energjise Taner Yildiz ne Stamboll ne kuader te Forumit Vjetor per Ekonomine dhe Energjine te Vendeve Anetare te Organizates se Detit te Zi. Ne takimin me homologun e tij ministri turk Yildiz siguroi qe qeveria turke do te nxise investimet e kompanive turke ne Shqiperi ne sektoret strategjike si dhe do te mbeshtese te gjitha projektet energjetike te gazsjellesve te cilet do te siguronin furnizimin me gaz te Ballkanit Perendimor ku perfshihet dhe Shqiperia si pjese e rendesishme per korridorin jugor te energjise per ne Europe.

Ne kete takim miqesor dy ministrat konfirmuan intensifikimin e bashkepunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve si dhe interesin gjithmone ne rritje per investime te reja te kompanive turke ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›