E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Tafaj Përmbytjet, priten probleme të mprehta në shëndet dhe arsim

Autori i Lajmit: RedaksiaShëndeti dhe arsimi do jenë së shpejti emergjencat e radhës, në zonat e përmbytura të vendit. Në një intervistë për BBC, ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili tha se situata shëndetësore e banorëve është deri tani pa probleme, por pritet të ketë një rritje të numrit të sëmundjeve respiratore. Në zonë janë përmbytur qendrat shëndetësore, por sipas Vasilit banorët e zonës pranë kanë hapur shtëpitë dhe personeli mjekësor i Shkodrës i vjen në ndihmë 24 orë në 24 orë banorëve me probleme shëndetësore të zonës së përmbytur. I rëndësishëm në këtë periudhë është kontrolli sanitar për ujin dhe ushqimin. Deri tani nuk janë verifikuar probleme të karakterit epidemiologjik. Edhe ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, i cili ndodhet në Londër në një konferencë për arsimin e lartë thotë se janë marrë të gjitha masat për të ndihmuar vijimin e shkollës për fëmijët e familjeve të evakuuara si rezultat i përmbytjeve. Por situata në terren flet ndryshe. Megjithatë Tafaj tha se nxënësit do të përfshihen në shkollat lokale, ku kanë shkuar. Sipas tij, është hartuar plani përkatës për këta nxënës që kur të kthehen në shtëpitë dhe shkollat e tyre të ketë një plan tjetër mësimor, i riorganizuar.

Zgjerohet harta, izolohet Velipoja dhe Shiroka

Qarku i Shkodrës lë pas ditën e 11 dhe hyn në ditën e 12-të të përmbytjeve dhe situata vazhdon të mbetet kritike. Moti i keq me reshje shiu të cilat kanë vazhduar pa pushim gjithë natën vetëm sa kanë shtuar nivelin e lumit Buna, dhe uji tashmë sa vjen përpin gjithnjë e më shumë sipërfaqe toke brenda në qytet. Por, nuk ësdhtë vetëm velipija tashmë nën ujë. Një tjetër fshat turistik është dorëzuar para ujit që vjen nga shkarkimet e hidrocentraleve të ndërtuara mbi lumin Drin. Kështu, rritja e ndjeshme e Liqenit të Shkodrës ka izoluar banorët e fshatit turistik Shirokë, por edhe të Zogajt. Rruga që të çon në këtë zonë është përmbytur e gjitha për shkak se uji i liqenit ka hipur në shtratin e rrugës që të çon në drejtim të kufirit. Në këtë segment mund të kalojnë vetëm mjetet e rënda dhe kamionët ushtarakë. Të gjithë mjetet e tjera mbeten të bllokuara në thellësinë e madhe të ujit. Në fshatin Shirokë, qendra është e gjitha nën ujë, ashtu si edhe disa dhjetëra restorante dhe hotele të zonës, të cilat janë përmbytur. E vetmja mundësi lëvizje janë varkat e përdorura nga peshkatarët, të cilëve fronti i punës ju ka mbëritur të dera e shtëpisë. Përmbytjet në këtë skaj të Liqenit të Shkodrës, i cili së bashku me përmbytjen e zonës së Nënshkodrës, qytetit të Shkodrës dhe zonat në Malësinë e Madhe, është kthyer në një super-liqen gjigand.

Ky lajm është publikuar: 13/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›