E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të rinjtë e Preshevës nuk ftohen në ushtrinë serbe

Rreth “ftesave” të të rinjve shqiptare për të shërbyer në armatën serbe ? Zyrtarët nga Ministria e Mbrojtes së Serbisë duke demantuar i kanë deklaruar agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” se “të rinjtë shqiptarë nuk janë ftuar në shërbim e as për t’u rekrutuar në ushtrinë serbe. Të rinjtë shqiptarë së fundit, janë evidencuar, që është kjo thjeshtë një procedurë më shumë administrative, por asesi për t’i ftuar ata në shërbim ushtarak.

Që nga shkapërderdhja e “Jugosllavisë” duket se të rinjt shqiptarë nga Lugina e Preshevës janë të vetmit të rinjë në Evropë të cilët janë të “paaftë” për pushkë dhe për luftë. Ky konstatim vjen pasi koloneli i armatës serbe Petar Boskovic përgjejgës për media, ka deklaruar për agjencisnë e lajmeve “Presheva Jonë” se “Ushtria serbe nuk është më sikur dikur, ajo ka shënur progres dhe trasnformime, e reformar si një ushtri profesioanle me standrde të larta për t’i pëjgigjur në mënyrë efikase nevojave të popullatës pa dallim kombësie apo feje. Dikur të rinjtë tanë shërbenin 12 muaj. Shërbimi vullnetar ushtarak me armë në ushtrinë serbe ka zgjatur gjashtë muaj, por me urdhër të Presidentit të Republikës së Serbisë, Tomislav Nikoliç, kohëzgjatja e shërbimit ushtarak vullnetar nën armë në vitin 2013 është shkurtuar në tre muaj”

Kolonel Boskovic: Të rinjtë shqiptarë nuk janë ftuar në shërbim e as për t’u rekrutuar në ushtrinë serbe

Sipas kolonel Boskovic, ushtria serbe në baza vullnetare aktualisht ka 502 ushtarë me armë, prej të cilëve 488 Serbë, pesë hungarezë, dy malazezë, dy romë romë dhe nga një maqedonas, boshnjak, rus, sllovak dhe turk. Kjo kategori e ushtarëve është me pagesë të cilëve në muaj i ndahen nga 17.859 dinarë.
I pyetur rreth numrit të ushatrëve apo oficerëve shqiptarë, nëse ka eventualisht sot në ushtrinë serbe në vazhdim kolonel Petar Boskovic për “Presheva Jonë” është përgjigjur se “Me shpalljen pubilkje për shërbimin ushtarak në baza vullnetare deri më 15 mars 2013 nga Luginën e Preshevës nuk ka aplikuar asnjë shqiptar për të shërbyer në armatën serbe për vitin 2013. Kur është fjala këtu për pjesëmarrjen e shqiptarëve në ushtrinë serbe, do të kisha shtuar se në Ushtrisë Serbe sot kemi 6 oficerë të lartë shqiptarë pesë prej tyre janë major dhe një nënkolonel.”

Ndërsa rreth “ftesave” të të rinjve shqiptare për të shërbyer në amratën serbe nga Ministria e Mbrojtes së Serbisë kanë demantuar zërat se të rinjë shqiptarë nga Lugina e Preshevës qenkan ftuar për të shërbyer në armatën serbe.
Në fakt kur të bëhen shpalljet publike, publikohen për gjtihë qyetatrërt e saj dhe ata në baza vullnetare mund të paraqiten. Të rinjtë shqiptarë ditëve të fundit mund t’ju jenë dërguar vetëm për evidencim, që është kjo thjeshtë një procedur më shumë administrative, por asesi për t’i ftuar ata në shërbim ushtark. Në këtë drejtim ata janë të lirë, nëse duan të shërbejnë në baza vullnetare mund ta bëjnë, janë mirëserdhur, por nëse nuk duan, nuk i kërkon ata askush me zor, ajo eshte një cështje tyre personale, vllnetare, kanë shpjeguar oificerët nga MMS.

Madje sipas këtyre burimeve, sot në ushtrinë serbe ka edhe pjesëtar nga veriu i Kosovës të cilët po ashtu kanë të drejtë të aplokojnë për shërbim ushtarak në baza vullnetare./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›