VV: Komuna e Ferizajt pa përgjegjësi për sigurinë e qytetarëve

Qendra e Ferizajt e Lëvizjes Vetëvendosje! ka reaguar rreth sigurisë së hekurudhës në këtë qytet.
”Për shkak të papërgjegjësisë së organeve komunale për sigurinë pësoi lëndime të rënda trupore qytetari 21 vjeçar i Ferizajt, i cili duke kaluar hekurudhën u godit nga treni. Ky nuk është as rasti i parë e nuk do të jetë as rasti i fundit nëse pushteti komunal vazhdon me këtë qasje në raport me sigurinë e qytetarëve”, thuhet në komunikatën e lëshuar prej kësaj qendreje.
Ata kanë tërhequr vëmendjen edhe për elementet tjera rreth gjendjes së hekurudhës.
“Nënkalimi hekurudhorë në rrugën që qon për Varosh, ndodhet pranë tri shkollave dhe tregut të gjelbër. Ai është kthyer në një tualet publik që kundërmon, është i pakalueshëm dhe nuk mirëmbahet nga askush. Në këto kushte qytetarët detyrohen ta kalojnë hekurudhën në vende të pambrojtura, çka rrezikon sigurinë e tyre siç ndodhi me viktimën e fundit si pasojë e papërgjegjësisë së pushtetit komunal”, thuhet më tej.
Lëvizja Vetëvendosje! ka bërë fajtorë udhëheqjen e deritanishme të qytetit për këtë punë.
"Ne si Lёvizje e VETËVENDOSJE! nё Ferizaj, pёr dёshtime dhe degradim tё jetёs qytetare i bёjmё pёrgjegjes qeveritarёt aktual tё cilёt e kanё pёr detyrim dhe obligim kushtetues dhe ligjor mbarёvajtjen dhe sigurinё e jetёs qytetare”, vazhdon komunikata./Indeksonline/