E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të rinjtë, konsumues të frikshëm të alkoolit

Të rinjtë shqiptarë priren çdo ditë e më shumë drejt alkoolit. Numrat statistikorë nxjerrin çdo minutë e më shumë në pah, varësinë që kryesisht moshat e reja krijojnë në raport me pijet alkoolike.

Dhe ajo, që shton edhe më shumë frikën nga alkooli, janë femrat përdoruese të tij. Pjesa e parë e vitit ka shtuar me 11 për qind femrat alkooliste. Drejtori i klinikës të Dipendencës Alkoolike, Shpëtim Doksani thotë se dita ditës, ka rritje të trajtimeve të akloolizuarve.

Mjeku shpjegon se një pjesë e pacientëve vijnë për trajtim kur kanë krijuar varësi. Edhe pse trajtimi bëhet në disa javë, sërisht ekziston mundësia se mund të rikthehen alkolit.

Adiktologu Doksani shpjegon se varësia ndaj alkoolit është sëmundje me pasoja të rënda. Referuar të dhënave nga Instituti i Shëndeti Publik 40 % e meshkujve të rinjë, nga mosha 25 deri 49 vjeç janë konsumues të alkoolit. 5% e femrave të reja e konsumojnë alkoolin çdo ditë. 73 % e popullsisë nuk është e varur nga alkooli. Nga ana tjetër, 5.4 % e popullsisë shfaq probleme serioze.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›