Qëndra speciale, rritet shpejtësia e emergjencave civile

Emergjencat civile do të kenë tashmë një qëndër speciale komandimi, që synon strukturimin operacional për të gjitha rastet kur kërkohet ndërhyrje. Salla operacionale e menaxhimit te komandës të situatave te emergjencës civile, i mundësuar nga marrëveshja me mbrojtjen civile italiane, është inaguruar nga ministri i Brëndshëm Bujar Nishani dhe ambasadori Italian Saba D`elia dhe si strukturë e re synon shpejtësinë e ndërhyrjes, sidomos në rastet të zjarreve.
Hartat e rezikut të zjarrit paraqesin një skenar rreziku lidhur me mundësinë e ndezjes së zjarreve, në varësi të faktorëve dhe kushteve metereologjike. Ne sallë janë vendosur hartat dixhitale ne bazë të një programi satelitor i cili shfaq zonat me të rrezikuara nga zjarret sipas tempretaturave.Konkretisht harta dixhitale shfaq me ngjyrë jeshile zonat me rrezik minimal, me ngjyra të verdhë tregon rrezikun mesatar, çka sjell edhe vendosjen e trupave në varesi të njoftimeve të hartës dixhitale, ngjyra e kuqe tregon nivelin e lartë të zjarrit dhe ngjyra lejla, zonat me rrezik ekstem.