Moti favorizues, për pushuesit në bregdet

Kush ka bërë valixhen e pushimeve gati, duhet t`i drejtohet bregdetit jugor për t`i shijuar ato. Pikërisht në pjesën jugore të vendit, moti i nxehtë do të favorizojë ato që kanë preferuar të kalojnë disa ditë të qeta në bregdet, larg rutinës së përditshme te qytetit.
Edhe pse reshjet e shiut dhe vranësirat në ditët e para të korrikut trembën pushuesit, fundjava, në pjesën dërrmuese të vendit do të jetë e nxehtë. Zhiva e termometrit kryesisht në jug, do të shënoj mbi 37 gradë celcius. Edhe parametri i erës do të jetë i pandryshueshëm, çka do të thotë se dallgëzimi në det do të jetë i lehtë. Teksa një pjesë e qytetarëve ka filluar pushimet, të tjerë do të vendosin të shkojnë, pasi meterologët parashikojnë ditë të nxehta në vazhdimësi.