Shtohet lista e barnave të rimbursueshme

Shtimi i numrit të pacientëve me sëmundje të rënda ka rritur nevojën për më shumë barna në listën e rimbursueshme. Ilaçet, që kushtojnë shtrenjtë, por në anën tjetër ato që përdorin të sëmurët me Leucemi, Anemi nga Insuficenca Renale si dhe sëmundjet nervore, tashmë janë me rimburism në të gjitha farmacitë dhe qendrat shëndetësore në vend.
Elvana Hana, Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, shpjegon se numri i personave që përfitojnë nga rimbursimi është në rritje. Shtimi i 11 medikamneteve të reja për sëmundjet e rënda dhe të shtrenjta kanë rënduar edhe mbi fondin e ISKSH.
Në këtë pikë, Hana thotë se është përgjegjësi e autoritetetve shëndetësore të shtojnë këtë fond për të siguruar barnat e rimbursueshme. Nga 420 medimanetet e rimbursueshme përfitojnë pacientët me sëmundje të rënda si; kanceri apo tuberkulozi, pensionistët, invalidët e plotë dhe veteranët.