E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjeti në rrugë 1.4 milionë euro dhe i dorëzoi në polici

Gjermani i cili rastësisht gjeti 1.4 milionë euro në rrugë derisa po ngiste makinën, i dorëzoi paratë në polici.

Tri valixhe të mbushura me para kishin rënë dy ditë më herët nga një furgon, i cili po transportonte paratë në një rrugë afër Bad Kissingenit në Bavari, njoftoi AFP.

Ky njeri i ndershëm, emri i të cilit nuk u bë publik, është një ushtarak 41 vjeçar. Policia vendosi të fillojë hetimet kundër tij, pasi nuk e ka të qartë se si vendosi t’i mbajë paratë për dy ditë para se t’i dorëzojë në polici.

Personat që ishin dëshmitarë të rënies së kutive nga furgoni thonë se dyert ishin hapur vetvetiu. Pas kësaj një ushtarak u afrua dhe i futi në makinën e tij. Pas hetimeve do të mësohen më shumë detaje lidhur me rastin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›