E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet 16-vjeçari me pistoletë në brez, rrugëve të Tiranës

09/04/2005  Ecte rrugëve të Tiranës me pistoletë në brez, arrestohet 16-vjeçari. Forcat policore të Komisariatit nr.2 të kryeqytetit kanë prangosur dy ditë më parë 16-vjeçarin M.K. nga Tirana, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të moshës së mitur. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të policisë, të cilat thanë se agjentët e krimeve kishin pikasuar të miturin që mbante me vete një pistoletë. Menjëherë është bërë ndalimi i tij në rrugën “Perlat Rexhepi”, ku po ecte me nxitim. Gjatë kontrollit të ushtruar atij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë, të cilën e mbante pa leje, thanë burimet. Ndërkaq, ai është pyetur nga policia se ku e kishte gjetur armën e zjarrit dhe pse e mbante me vete. Burimet thonë se po hetohet rreth qëllimeve që e bënin të mbante armë zjarri me vete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›