E Shtunë, 31 Tetor 2026

Traktori i çuditshëm (VIDEO)

Share

Ndonëse nuk te jep përshtypjen ne pamje te pare, ky traktor prone e një banori ne Rrushkull te Durrësit, përdoret për te nxjerre ujë nga thellësitë. Natyrisht ne momentin kur u ble nuk ishte i tille, por mekaniku Jak Mici e shndërroi krejtësisht. Traktorit prodhim cek te viteve 40, i janë adoptuar teknologji e pajisje te ndryshme te mjeteve te prodhuara nga Italia e deri ne Kine e Kore. Mici tregon se te gjitha ndërhyrjet mekanike te kryera ne traktorin e çuditshëm shkojnë ne 500 mije leke, ndërkohë qe një pajisje e tille shpimi kushton rreth 150 mije dollarë. Makineria e transformuar ne sondë shpimi realizon kërkime për ujë deri në 80 metra thellësi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›