E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzimi, "vidhen" 4700 ha toke ne bregdet

Plote 4700 hektare toke bujqesore, por qe ndodhet ne zonat turistike, eshte perfituar ne menyre te padrejte nga subjektet qe rezultojne si anetare te ish-Ndermarrjeve Shteterore. Shifra ne fjale eshte publikuar ne relacion shoqerues te projektligjit "Per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise", i hartuar nga Ministria e Bujqesise dhe i miratuar dje nga qeveria.
Sipas verifikimeve te bera nga kjo ministri rezulton se rreth 4700 hektare toke bujqesore ne zonat me perparesi ne zhvillimin e turizmit jane me tituj pronesie te jashteligjshem. I gjithe dokumentacioni i leshuar mbi kete siperfaqe eshte fiktiv dhe antiligjor. Pikerisht ky, projektligj ka si qellim te percaktoje kriteret kryesore qe percaktojne vlefshmerine juridike te titujve te pronesise. Nderkohe, ne kundershtim me ligjin jane marre tituj pronesie edhe ne siperfaqe, ku figuron te jene pyje, kullota apo dhe toke e pafrytshme, cka eshte e ndaluar me ligj. Tashme e gjithe kjo toke pritet te kaloje ne fondin fizik per kompensimin e ish-pronareve, cka do te thote nje sasi e madhe qe do te ndikoje ne uljen e fatures financiare. Por, nuk eshte vetem toka ne zonat turistike qe figuron me probleme. Pasi nga evidentimi rezulton se edhe nje numer i madh familjesh kane perfituar me teper toke sesa iu takon nga ligji 7501. Keshtu, sipas ketyre te dhenave, jane rreth 760 familje qe kane marre rreth 500 hektare toke bujqesore me teper. Ashtu sic percaktohet ne ligj, e gjithe kjo sasi toke do te merret nga Ministria e Bujqesise, per t'u vene me pas ne dispozicion te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave.
Tashme, me keto ndryshime te miratuara edhe nga qeveria, jane percaktuar edhe strukturat perkatese qe do te merren me monitorimin si dhe me zbatimin e ligjit. Keshtu, ky projektligj ka fuqizuar veprimtarine e Komisionit Qeveritar te Tokes. Nderkohe qe paralelisht me kete edhe prane institucionit te prefektit krijohet nje strukture e vecante qe quhet Komisioni Vendor i Vleresimit te Titujve te Pronesise. Pikerisht, kjo strukture ka edhe kompetencat per te vleresuar titujt e pronesise, si dhe te jape nje vendim per vlefshmerine e tyre. Keshtu, KV-ja mund te vleresoje se ne rast se titulli i pronesise eshte i leshuar ne kundershtim me dispozitat, por mbajtesi nuk prek interesat e pales se trete, ai mund ta mbaje ate toke. Por, per te bere te mundur kete, subjekti duhet te paguaje token, sipas cmimit te percaktuar ne harten e vleres se pronave.

Te dhena:
536 mije hektare toke jane ndare nga ish-kooperativat dhe ish-NB-te
543 mije hektare toke jane te pajisura me aktet e marrjes ne pronesi
445 mije familje jane trajtuar me toke bujqesore nga ish-kooperativat dhe ish-NB-te
569 mije hektare eshte siperfaqja e tokes se parashikuar per t'u ndare

Abuzimet:
180 raste me konflikte per kufijte e tokave jane shenuar mes fshatrave
27 mije hektare eshte toka bujqesore, per te cilen jane hapur konflikte
6100 hektare toke bujqesore jane zene ne menyre te paligjshme
21 mije hektare toke shfrytezohen pa marre tapite perkatese
178 hektare pyje jane pajisur ne menyre te jashteligjshme me tapi
254 hektare kullote jane pajisur ne menyre te jashteligjshme me tapi
296 hektare toke e pafrytshme jane pajisur ne menyre te jashteligjshme me tapi
760 familje kane perfituar ne menyre te padrejte me teper toke
500 hektare eshte siperfaqja e tokes se perfituar ne menyre te padrejte
4700 hektare toke bujqesore jane marre pa te drejte ne zona turistike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›