Të shkelësh botën me "sandalet-skulpturë"
Pëlqehen nga idhujtarët dhe të gjithë ata që janë të bindur se një grua, për të qenë seksi, duhet të qëndrojë mbi taka. Por, në të njëjtën kohë urrehen nga ata të cilët do të dëshironin që moda të ishte një çështje komoditeti. Tundimi i ri i kësaj vere janë "sandalet-arkitekturë", ato që sjellin ndërmend sandalet e gladiatorëve, por me disa centimetra takë më shumë. Mbulojnë pothuajse të gjithë këmbën me rripa e tokëza shumëngjyrëshe, duke të krijuar bindjen sikur e ke futur në një kafaz. Me fjalë të tjera: të komplikojnë jetën, por gjithashtu e bëjnë më të bukur. Këtë vit, moda e sandaleve është po ajo e viteve ‘60, por me një ndryshim disi të vogël, sandalet janë të zbukuruara me brilantë, gurë të çmuar, kristale dhe vija me ar e argjend. Këto sandale janë krijuar posaçërisht për ato femra që e konsiderojnë veten luftëtare. Stili gladiator është zgjidhja e duhur dhe që me siguri i ka pëlqyer edhe Pierre Harel, stilistit të këpucëve, që në vitin 1920 krijoji një model dekolte për Luigjin Luigi XV, një vepër mes artit dhe modës.
Për maniaket e lartësisë, takat janë një çështje psikologjike. Ato mbeten një element i pazëvendësueshëm i magjisë. Kur u vjen sërish koha, femrave u shtohet edhe një "hall" më shumë, ai i përzgjedhjes së tyre. Përveç skeletit që nuk perëndon, ka kunja të holla, taka picigjate, që i transformojnë këpucët në "skulptura". Ndonjëherë ato duken si objekte koleksioni të vërteta. Megjithatë, pas këtyre fjalëve, edhe takat kanë avantazhet e tyre. Në kundërshtim me atë çka besohet, takat e larta ndihmojnë në mbajtjen e ekuilibrit. Në këtë mënyrë, ngritja mbi taka nuk është e fiksuar dhe pesha nuk bie e gjitha nën thembër, por mbi të gjithë shputën e këmbës, duke e bërë ecjen më të stabilizuar.
Në fillim të shekullit XX, për të realizuar një palë sandale gladiator nevojiteshin 150 thurje të ndryshme dhe një mekanikë e precizonit të lartë. Për të kënaqur dëshirat e femrave, stilistët kanë përdorur fantazinë. Sandalet gladiator, version 2009, nuk kanë shumë të përbashkëta me modelet e vjetshme që janë shfaqur nëpër pasarela. Këtë vit të gjitha modelet gladiator (të krijuara nga "Gucci", "Emporio Armani", "Bally") janë të punuara me materiale të shtrenjta. Edhe adhurueset e xhinseve mund t‘i veshin këto sandale, duke i futur brenda xhinset (ato të ngushta te kyçi i këmbës).
Po femrat që nuk dëshirojnë të dëgjojnë asnjë fjalë për takat e larta? Natyrisht që nuk mungojnë edhe modelet me takë të ulët, që është një ndër më të pëlqyerat dhe më e përdorshmja nga femrat. Disa prej këtyre modeleve janë të thjeshta, madje edhe në anën e prapme.
1. E rehatshme
Sandalja ngjyrë lejla "Emporio Armani" është e bukur dhe shumë e rehatshme. Mbërthehet nga pas me një zinxhir të hollë
2. Model shik
Një punim artizanal për sandalen ngjyrë trëndafili e krijuar nga "Dior". Përpara është e mbyllur, ndërsa taka është shumë e lartë
3. E sheshtë
Një krijim i sheshtë për "Furla Talent Hub". Ky model, me disa motive të vogla, preferohet më tepër nga vajzat sportive
4. Shtatë rripa
Sandalja e krijuar nga "Celyn" ka shtatë rripa. Duhet durim për t‘i veshur dhe për t‘i hequr, por të jeni të bindura se kanë një efekt mbresëlënës
5. Joshëse
Krijimi i "Roger Vivier" me lëkurë gjarpri është një kryevepër. Këto sandale mund të vishen pas orës 22.00 të mbrëmjes
6. Për vajzat rebele
Ky model i krijuar nga "John Richmond" këshillohet për vajzat rebele. Këtë e tregojnë edhe rrathët prej hekuri të vendosura mbi rripa
7. Sensuale
Modeli grek i propozuar nga "Kenzo" është delikat dhe shumë sensual. Sandalet mund të kombinohen me një fustan të shkurtër dhe flokë të kapura
8. Me thurje
Një rrip i trashë te kyçi i këmbës, një i hollë në mes dhe takë shumë të lartë. Sandalja e krijuar nga "Ferragamo" tërheq vëmendjen e të gjithëve
9. Pa taka
Modeli që propozon "Miu Miu" është pa takë dhe me lëkurë të butë
10. Luftëtare
Sandalja "Gucci" është e lartë dhe mbërthehet te kavilja me tri rripa të trashë. Ky është modeli i duhur për "luftëtaret" e reja
11. Efekt Afërdite
Modeli i propozuar nga "Louis Vuitton" është me takë të lartë, vishet me minifund dhe një bluzë. Është një punim perfekt