E Diel, 1 Nëntor 2026

Romeo Leka merr masën arrest me burg: Nuk kisha ndërmend të qëlloja njeri, pistoleta ishte pa plumba Romeo Leka dhe pengmarrësja e tij

Jepet masa arrest me burg për autorin e grabitjes së një banke dhe pengmarrësin e një vajzë, Romeo Leka. Vendimi është dhënë dje nga Gjykata pas dëgjimit të fakteve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në përballjen e parë të tij me drejtësinë, 25-vjeçari ka kërkuar që përpara rreshtimit të akuzave nga prokurori Adnand Xholi, të jepej masa e dënimit për të dhe të shkonte në qeli. Gjatë seancës ai shfaqi shenja nervoziteti dhe shpeshherë është dashur ndërhyrja e policëve që e shoqëronin në qelinë e sallës për ta qetësuar. Më pas seanca vijoi me dyer të mbyllura. Në fjalën e tij, Leka tha se nuk kishte ndërmend të qëllonte njeri dhe arma e tij ishte bosh, pa plumba. Pas dëgjimit të akuzave dhe dëshmisë së autorit, gjykata vendosi masën e arrestit me burg për autorin ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›