E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, aksident me motorr, vdes 27-vjecari

BERAT- Një 27-vjecar nga Berati ka humbur jetën pasditen e sotme. I riu ka qënë duke udhëtuar me motor, me shpejtësi tej normave të lejuara.

Ilir Halili është munduar të shmangë një kalimtar që i preu rrugën, por shpejtësia me të cilën lëvizte, nuk e ka lejuar të mbajë ekuilibrin duke u përplasur me murin e një ndërtese.

Përplasja e fuqishme i ka marrë jetën 27-vjecarit Halili. Edhe burime të policisë së Beratit pohojnë që aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë me të cilin udhëtonte i riu.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›