Këmbimi valuator, leku zhvlerësohet ndaj dollarit
TIRANë- Gjatë ditës së sotme, në tregun e këmbimit valutor janë vërejtur sërish luhatje. Monedha kombëtare, leku është zhvlerësuar kundrejt valutave të forta dhe vecanërisht dollarit. Monedha amerikane është forcuar edhe kundrejt euros, si pasojë e ecurisë së bursave.
Kështu, në agjencitë e këmbimit, dollari blihet me 102.5 lekë dhe shitet me 103 lekë, ndërsa euro këmbehet me 138.8 lekë në blerje dhe me 139.3 lekë në shitje. Zhvleresimi i lekut penalizon të gjithë klientët e bankave që kanë marrë kredi në valutë. Nga ana tjeter, shtrenjtohen importet, cka përkthehet me rritje të cmimeve në treg.
Një ndikim i tillë është më i ndjeshëm për euron, pasi roli i dollarit në ekonominë shqiptare është i dobët, për shkak edhe të marrëdhënieve të pakta tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që me vendet e Bashkimit Europian realizohet me 65 për qind e tregtisë.
(m.a/News24/BalkanWeb)