E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 130 kilogramë hashash në Lazarat, në kërkim drejtuesi i automjetit Hashash i sekuestruar (Foto ilustruese)

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar mëngjesin e sotme në dalje të fshatit Lazarat, 130 kilogramë drogë, të llojit hashash. Pas marrjes së informatave në rrugë operative, Policia e Gjirokastrës ka vendosur një postbllok në dalje të Lazaratit, por trafikantët të cilët vunë re bllokadën e vendosur, janë larguar menjëherë, ndërsa policia iu është vënë në ndjekje. Gjatë ndjekjes së automjetit, që sipas policisë rezulton me targa false, makina është përplasur me një banesë në fshatin Lazarat. Në atë moment, drejtuesi i mjetit është larguar nga makina, duke e braktisur atë. Policia i është vënë në ndjekje drejtuesit pas largimit të tij, i ndihmuar edhe nga errësira. Gjatë kontrollit të ushtruar në makinë është gjendur dhe sasia e drogës. Shoferi që transportonte mallin është shpallur në kërkim pas identifikimit nga ana e policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›