E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton për vizitë në Pekin

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka arritur në Pekin për të biseduar me liderët kinezë, derisa rasti i disidentit të verbër, për të cilin thuhet se është nën mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara në këtë qytet, paraqitet si kërcënues për bisedime.

Clinton, për një kohë të gjatë e ka planifikuar udhëtimin e saj në Kinë për Dialogun Strategjik dhe Ekonomik ndërmjet Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, që mbahet të enjten dhe të premten.

Me këtë rast pritet të diskutohet për çështje fiskale dhe të tjera, përfshirë tendosjet me Korenë Veriore dhe Iranin dhe zhvillimet në Siri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›