E Diel, 1 Nëntor 2026

Uzbekistani, Bjellorusia dhe Irani, shtete censuruese

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve theksoi se autoritetet në Uzbekistan, Bjellorusi dhe Iran, janë në mesin e shteteve udhëheqëse në botë për censurë ndaj medieve.

Në raportin e tij më të ri, ky komitet me seli në New York, thotë se gazetarët në Uzbekistan ballafaqohen me “keqtrajtim dhe persekutim”, ndërsa goditjet në Bjellorusi kanë ndikuar që mediat e aty-këtushme të pavarura të kenë probleme të mëdha.

Në Iran, duke i mbyllur faqet në internet dhe duke i burgosur gazetarët, qeveria është përgjigjur ndaj trazirave politike në rritje.

Lista e censuruesve e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve i radhit vendet sipas qasjes në faqet e Internetit, lëvizjen e lirë të gazetarëve dhe praninë e medieve në pronë private.

Në raporton më të ri të këtij komiteti, në mesin e 10 vendeve me censurë më të madhe në botë përfshihen edhe Eritrea, Birmania, Arabia Saudite, Kuba, Koreja Veriore, Guineja Ekuatoriale dhe Siria.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›