E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disidenti i verbër kinez u largua nga ambasada amerikane

Raportohet se disidenti i verbër kinez, Chen Guanchen, që u bë i njohur pasi ishte larguar nga arresti shtëpiak, është larguar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Pekin.

Një zyrtar i lartë amerikan e ka konfirmuar raportin e agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, që njoftoi se Chen është larguar nga ambasada, pasi kishte qëndruar gjashtë ditë aty.

Zyrtari amerikan tha se ai ka shkuar në një qendër mjekësore në Pekin dhe do të ribashkohet me familjen e tij.

Largimi i Chenit nga arresti shtëpiak dhe hyrja e tij në ambasadën amerikane, u bë para vizitës së sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton,e cila do të takohet me zyrtarë të lartë kinezë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›