E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te urtet kerkojne “Komision PD-PS për emrin e kandidatit”

10/04/2012  Edi Rama mbledh Këshillin e të Urtëve për të diskutuar për presidentin

Brokaj: Berisha, ose zgjedhje të parakohshme, ose presidentin

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbledhur sërish dje Këshillin e të Urtëve për të diskutuar në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. Ashtu sikundër dhe në takimet e mëparshme, nga ana e PS-së nuk është dhënë ndonjë deklaratë, por duket se ajo çka e shqetëson më shumë Ramën është pikërisht zgjedhja e presidentit. Brokaj duket se ka qenë i vetmi nga të pranishmit në tryezë që ka thyer heshtjen në një prononcim të dhënë për AS-në. Sipas tij, Këshilli i të Urtëve i ka rekomanduar Ramës propozimin për ngritjen e një komisioni të përbashkët mes palëve. "Mendoj se do të jetë produkt i konsultës, do të jetë konsensual. Nëse do të kishte një zgjidhje të plotë, do të ishin zgjedhjet e parakohshme. Berisha nuk mund t’i pranojë ato, por mund të pranojë një zgjidhje të pjesshme, e cila është presidenti konsensual", - deklaron Brokaj. Si ish-politikan me eksperiencë, Brokaj nuk beson te marrëveshja e arritur mes socialistëve dhe demokratëve. "Nuk ka për të zgjidhur asgjë. A po bëhet reforma për parlamentin? Konreketisht do të kishte reformë. Pse nuk bëhet, ka kaq kohë? Ku janë ata evropianët që e krijuan parlamentin, pse pajtohen me këtë situatë? Ishte problemi t’i mbyllnin gojën opozitës, të nënshtronin opozitën, ku ishte problemi?" – u shpreh Brokaj. Në vijim të këtij qëndrimi Brokaj tha se që nga e ashtuquajtura “marrëveshje e Triestes” PS-ja nuk ka bërë ndonjëherë marrëveshje me PD-në, por ka qenë e detyruar të lëshojë për shkak të qëndrimeve të Berishës. Ndërkaq për sa i përket pjesëmarrjes së figura si Ylli Bufi, apo Rexhep Mejdani, Brokaj shprehet se Rama i ka kërkuar ndjesë në një farë mënyre, atyre që para pak kohësh i kritikoi për qëndrimet e tyre "Një politikan që thotë, unë ndjej nevojën të këshillohem se kam gabuar, për mua kjo tregon seriozitet dhe pjekuri, të paktën këtë ka thënë që në takimin e parë Rama. Mendoj se kjo nuk është fasadë, kjo është thirrur për të patur një produkt të caktuar", shprehet Brokaj. Duket, se takimet në lidhje me këtë çështje do të vijojnë, por ajo që nuk dihet është nëse Berisha do e pranojë një propozim të ardhur nga ana e PS në lidhje me këtë çështje. Burime nga mbledhje shprehen se nuk është folur për modalitetet apo mënyrën se si do të funksionojë ky komision, pasi më parë duhet marrë dhe miratimi i mazhorancës, por mënyra e përzgjedhjes do të jetë pak a shumë si në rastin e avokatit të popullit

PD e PS luftë nervash deri në korrik

Rama në disfavor votash, Berisha në pritje

Në një kohë që nga ana e PD-së nuk duket se ka ndonjë lëvizje për sa i përket çështjes së presidentit, Partia Socialiste, nga ana tjetër, duket se ka filluar qysh herët të mendojë për këtë. Brenda më pas se një jave Rama ka mbledhur dy herë Këshillin e të Urtëve për këtë çështje. E ndodhur në pozita të disfavorshme për shkak të ndryshimit të Kushtetutës në vitin 2009, tashmë opozita po kërkon të ofrojë propozime, me qëllim që të mos lejojë që presidentin ta ketë sërish mazhoranca. Nga ana e tij Berisha bën kalkulimet e veta. Edhe në rast se presidenti nuk zgjidhet në tri votimet e para, në të katërtin atij i mjafton shumica e thjeshtë prej 71 votash për ta marrë këtë institucion të rëndësishëm. Duhet theksuar se reforma në drejtësi varet në një masë të madhe nga ky institucion, i cili përzgjedh jo vetëm gjyqtarët, por dhe prokurorin e përgjithshëm, për të cilin mazhoranca e ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj. Por që të ripërsëritet dhe një herë zgjedhja e Moisiut si në vitin 2003, duhet një presion i madh ndërkombëtar. Asokohe ishin zgjedhjet e manipuluara të 2001-shit ato që imponuan zgjedhjen e tij. Por deri tani nga ana e ndërkombëtarëve përveç disa deklaratave anemike nuk është parë ndonjë presion i fortë ndaj mazhorancës. Më së shumti theksi është vënë te zgjedhja sipas Kushtetutës, dhe zgjedhje sipas Kushtetutës do të thotë dhe zgjedhje me 71 vota. Është e vërtetë se jo në pak raste edhe Ilir Meta, aleat i Berishës, është deklaruar për një president konsensual, por gjithsesi s’ka folur për mënyrën e përzgjedhjes.

Emri i PD-së

Partia Demokratike ka shpallur indirekt si emër të saj Jozefina Topallin, aktualisht Kryetare e Kuvendit, si kandidaturë presidenciale. Por më shumë se një kandidaturë emri i Topallit përngjan si një test për të matur pulsin e opozitës. Nga ana e tij vetë Kryeministri Berisha nuk e ka pranuar hapur këtë kandidaturë, ndërsa për sa i përket Kryetares së Kuvendit ajo ka deklaruar se do të vijojë të qëndrojë në krye të institucionit ligjvënës. Madje, këtë ia ka bërë të ditur edhe kreut të grupit parlamentar të PS-së gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve kur diskutohej mandati i Rudina Seserit.

Lëvizjet e PS-së

Opozita, nga ana e saj, nuk ka përmendur ndonjë emër kandidati të mundshëm për Presidencën, por është munduar të kundërshtojë me sa mundet kandidaturën e Topallit si jo konsensuale. E ngecur në kurthin e 71 votave, siç parashikon Kushtetuta, është munduar që me deklarata direkte ose indirekte të shprehet në lidhje me dëmin që mund t’i sjellë politikës dhe shoqërisë zgjedhja e presidentit nga ana e Partisë Demokratike. Uzurpim i institucioneve, përdorim politik i organit të akuzës e të tjera si këto janë argumentet që opozita sjell në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit.

Komisioni

Të urtët i këshillojnë Ramës t’u kërkojë demokratëve ngritjen një grupi të përbashkët pune për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Në takimin e radhës me kreun e PS-së burimet thanë se nuk është folur për emra konkretë, por kanë rrahur në diskutim rrugën e ngritjes së një grupi të përbashkët me mazhorancën për të gjetur një emër konsensual për president.

Opozita

E ndodhur në pozita të disfavorshme për shkak të ndryshimit të Kushtetutës në vitin 2009, tashmë opozita po kërkon të ofrojë propozime, me qëllim që të mos lejojë që presidentin ta ketë sërish mazhoranca dhe një mandat

Mazhoranca

Nga ana e tij Berisha bën kalkulimet e veta. Edhe në rast se presidenti nuk zgjidhet në tri votimet e para, në të katërtin atij i mjafton shumica e thjeshtë prej 71 votash për ta marrë këtë institucion të rëndësishëm

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›