E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koci: Dialogu Rama-Berisha, jo tradhti

Kryetari i Partise Socialiste te Vertete '91, Petro Koci, deklaroi dje se dialogu dhe komunikimi transparent, mund te coje ne nje marreveshje te mbare. Permes nje komunikimi per mediat, lideri i PSV '91, vleresoi se, takimi dhe komunikimi i hapur midis kryetarit te Partise Demokratike, Sali Berisha dhe kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, nuk eshte nje tradhti politike. "Dialogu dhe komunikimi transparent mund te cojne ne marreveshje te mbara e jo te prapa, si ato te 2008-es. Prandaj nuk e konsideroj tradhti nje takim te hapur, Rama-Berisha", u shpreh Koci. Sipas tij, po afron nje vit sfidash te medha per vendin dhe shoqerine shqiptare. Ai nenvizoi se 2010-a kerkon nga politika shqiptare te heqe dore nga huqet e vjetra dhe primitivizmi. Per te, nje politike e njerezve te civilizuar dallohet nga fuqia per dialog mes te veteshpallurve armiq te njeri-tjetrit. "Dialogu nuk do te thote tradhti, madje as patjeter marreveshje, por deshmi e nje kulture evropiane ne procesin politik. Do te uroja qe Viti i Ri ta beje te mundur komunikimin civil mes politikaneve kundershtare, perfshire dhe ate mes Rames e Berishes", uroi kryetari i Partise Socialiste te Vertete '91. Duke folur per kete takim, ai nenvizoi se dy lideret e partive me te medha ne vend, te mos komunikojne me fshehurazi si ne 2008-en ne monopolizimin e Kushtetutes dhe Kodit Elektoral. Por hapur, vijoi Koci, ne transparence te plote ndaj qytetareve dhe aktoreve politike. Sipas tij, qytetaret nuk kane nevoje per politike pertej te majtes apo te djathtes, sepse kjo eshte bere realitet nga te gjitha palet, por per politike pertej interesit personal te lidereve politike. Ish-zyrtari i larte socialist thote se, kultura e re e politikeberjes kerkon kurajo qytetare, sepse kapercen murin e vjeter te Berlinit, mur ende i pa rrezuar ne terrenin tone politik. Partia Socialiste e Vertete '91 hodhi pak kohe me pare ne tregun politik gjashte pika propozimesh, per zgjidhjen e krizes se marredhenies midis pozites dhe opozites. Kryetari i kesaj partie, Petro Koci, gjykoi se pa ndermarre hapa konkrete, per ndryshimin e marredhenieve kushtetuese mes institucioneve Parlament-Qeveri-President dhe per ndryshimin e Kodit Elektoral, nuk mund te kete zgjidhje afatgjate dhe te qendrueshme te krizes. "PSV '91 propozoi: Ndryshimin e Kushtetutes ne favor te parlamentarizmit, ndryshimin e Kodit Elektoral ne favor te pluralizmit, ndeshkimin e manipulimeve te procesit zgjedhor te 28 Qershorit 2009, hyrjen e opozites ne kuvend., nenshkrimin e nje pakti politik ne favor te integrimit evropian te vendit dhe zgjedhjen konsensuale te Presidentit te ri sipas afatit kushtetues", propozoi lideri i Partise Socialiste te Vertete '91, Petro Koci. Denis Dedej

Kriza
Propozimet e PSV '91 per zgjedhjen e ngercit politik
1. Ndryshimin e Kushtetutes ne favor te parlamentarizmit
2. Ndryshimin e Kodit Elektoral ne favor te pluralizmit
3. Ndeshkimin e manipulimeve te procesit zgjedhor te 28 Qershorit 2009
4. Hyrjen e opozites ne kuvend
5. Nenshkrimin e nje pakti politik ne favor te integrimit evropian te vendit
6. Zgjedhjen konsensuale te Presidentit te ri sipas afatit kushtetues

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›