E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj betohet ne krye te FA, zevendeson Luan Hoxhen

Maksim Malaj u betua dje ne Presidence si shefi i ri i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura. Ne nje ceremoni te organizuar ne kete institucion, Malaj u shpreh: “Betohem se do t’i bindem Kushtetutes dhe ligjeve, do t’i sherbej me ndershmeri vendit tim dhe do te mbroj interesat e Republikes se Shqiperise”. Ai falenderoi Presidentin, Kryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes per besimin e treguar, duke e propozuar ne kete detyre. “Te jesh shef i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura eshte privilegj, por ne te njejten kohe eshte edhe detyrim madhor ndaj atdheut, ndaj flamurit, ndaj bashkatdhetareve, ndaj familjes, ndaj kolegeve dhe te gjithe atyre qe te kane besuar te drejtosh Forcat e Armatosura te Shqiperise”, u shpreh Malaj. Sipas tij, marrja e kesaj detyre perkon ne kohe me firmosjen para disa ditesh te Protokollit te Anetaresimit te Shqiperise ne NATO, mesazh ky qe pervec vleresimit te kontributit dhe angazhimit tone mendoj se perben nje obligim te madh per te realizuar te gjitha ato detyrime kushtetuese qe kane Forcat e Armatosura. “Besimi qe Presidenti i Republikes, Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes kane shprehur duke me emeruar ne kete detyre kaq te larte dhe fisnike perben njekohesisht dhe nje detyrim timin moral dhe profesional qe do te shoqerohet me nje perkushtim maksimal ne permbushjen e kesaj detyre me dinjitet, perpikmeri dhe ne perputhje me Kushtetuten”, premtoi shefi i ri i Shtabit te FA. R.R.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›