E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Ftoj PS t’i bashkohet koalicionit tone, jemi fitues

LSI sot force e dyte, neser force e pare! Me te tille entuziazem u shpreh dje kryetari i LSI-se, Ilir Meta, lidhur me zgjedhjet ne Kashar. “Do te kishim deshiruar, qe sot te ishim forca fituese e zgjedhjeve ne Kashar dhe jo thjesht forca e dyte politike ne keto zgjedhje te djeshme. Kjo ka qene nje sfide e veshtire, sepse ata nuk jane ballafaquar me PD-ne, por jane ballafaquar me te gjithe shtetin. I gjithe shteti dhe e gjithe Qeveria dje ka qene ne Kashar. Keshtu qe ky rezultat me nje rritje shume te dukshme brenda nje viti eshte nje tregues teper pozitiv per te ardhmen”, vuri ne dukje Meta, gjate nje komunikimi me mediat. Madje, referuar ketij rezultati, si dhe duke shprehur qendrimin e tij ndaj partise me te madhe opozitare, Meta vleresoi se “ne asnjehere nuk kemi qene perjashtues ndaj perfshirjes se Partise Socialiste ne Koalicionin tone, si koalicioni fitues i zgjedhjeve te ardhshme”. Por qe, nga ana tjeter, sipas kreut te LSI-se, edhe pse jo nen nje koalicion, e majta do te fitoje ne zgjedhjet e ardhshme. “Sistemi elektoral nuk eshte mazhoritar, keshtu qe ne jemi teper optimiste, se ne zgjedhjet e pergjithshme kombetare rezultati total do te jete ne favor te progresisteve, dhe kuptohet qe forca kryesore e tyre do te jete LSI-ja dhe koalicioni i saj”, u shpreh Meta, duke mos fshehur ne te njejten kohe optimizmin e tij se LSI do te jete forca e pare ne 2009-en. O.XH


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›