E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Kashari, nje gare mes individeve, jo partive

Zgjedhjet e pjesshme ne Kashar, per kupolen roze nuk mund te trajtohen si gare e mirefillte mes forcave politike. Perkundrazi, gara e 27 korrikut per kryetarin e komunes se Kasharit, ishte vetem nje gare simbolike. Kjo ka qene menyra me te cilen forumet drejtuese te PS-se kane perkufizuar keto zgjedhje, ku, sipas rezultateve zyrtare te Komisionit Qendror Zgjedhor, fitues doli kandidati, perfaqesues i Partise Demokratike, i pasuar nga ai i koalicionit “E Majta per Integrim”. Por qe, bazuar ne keto rezultate, kandidati i Partise Socialiste per kryetar komune ishte ne vendin e katert. Megjithate, kryetarja e Grupit kuvendor socialist, Valentina Leskaj, u shpreh e bindur se rezultati i se dieles nuk do te kete asnje lidhje me te ardhmen e zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009. “Ishte nje gare simbolike, nje gare mes individeve, qe nuk ka te beje me te ardhmen e zgjedhjeve te pergjithshme. Ne shikojme nga 2009-a”, u shpreh kryetarja e ligjvenesve socialiste, Leskaj, pas mbledhjes se djeshme te Grupit parlamentar te PS-se. Ne kete menyre, permes kesaj forme, socialistet u perpoqen qe te kalojne humbjen ne zgjedhjet e pjesshme ne Kashar. Nderkohe qe, kujtojme ketu se Partia Socialiste ka humbur te gjitha garat elektorale te zhvilluar ne 2007, ku edhe pse te pjesshme eshte vene re dominimi i te djathtes mbi opozite, kjo edhe per shkak te percarjeve brenda ketij kampi. O.XH


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›