E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koci: Humbja ne Kashar, te largohen

Humbja e Partise Socialiste ne zgjedhjet e pjesshme te 27 korrikut ne Kashar erdhi si pasoje e politikave te gabuara te lidershpit socialist. Ky ka qene konstatimi i ardhur dje nga deputeti socialist, Petro Koci, nje nga kundershtaret e hapur te vijes politike te ndjekura nga kryetari i PS-se, Edi Rama. Nderkohe, bazuar ne humbjet qe selia roze ka pesuar ne zgjedhjet e pjesshme dhe gjate vitit 2007, shtuar ketu dhe humbja me 27 korrik ne Kashar, socialisti Koci kerkoi dje doreheqjen e kryetarit Rama dhe kreut te Asamblese Kombetare te kesaj partie, Gramoz Ruci. “Kryetari i PS-se, Edi Rama dhe ai i AK-se, Gramoz Ruci, duhet te japin doreheqjen, jo vetem per Kasharin, por edhe per humbjen e zonave te Partise Socialiste ne 2007”, vleresoi Koci gjate fjales se tij, lidhur me kete ceshtje. Por, ne gjykimin e tij, rezultati jo fitues qe mori PS ne zgjedhjet e dy diteve me pare, ka pergjegjes kryesor kryetarin Rama dhe mosmarreveshjet e tij me aleatet e majte. “Vota ne Kashar erdhi per shkak te politikes se gabuar te kryetari te PS-se, Edi Rama. Ky kryetar eshte i paafte te komunikoje dhe te bashkepunoje me aleatet e majte”, theksoi Koci, duke mos kursyer ne kete menyre kritikat e ashpra ndaj lidershipit te PS-se. Prej kohesh, deputeti socialist, Petro Koci, ka apeluar ne drejtim te strukturave drejtuese te kesaj partie per te ndryshuar menyren e drejtimit te PS-se. Madje, jo ne pak raste, Koci ka kerkuar nga ligjvenesit socialiste qe te mbeshtesin referendumin e kerkuar nga koalicioni “E Majta per Integrim”, per ndryshimet kushtetuese. Kjo ishte dhe arsye, per te cilen Koci u largua nga Grupi kuvendor socialist. Do te jete muaji shtator, ai ne te cilin do te deputeti do te vendose se cilit grup parlamentar do t’i perkase. O.Xhilaga


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›