E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat e identitetit, opozita mosbesuese

Deputetet debatuan gjate dje mbi procesin e pajisjes se shqiptareve me karta identiteti, ku opozita nuk beson se ato do te jene gati per zgjedhjet parlamentare 2009. “Nuk do te mundni qe te realizoni kartat e identitetit per zgjedhjet ne qershor te vitit te ardhshem dhe, mbi te gjitha, nuk jeni aspak transparent ne procesin e prodhimit te tyre. Ndaj, ne nuk mund te japim voten pro”, u shpreh deputeti socialist, Kastriot Islami. Opozita nuk u bind as pas sqarimeve te shumta te ministrit te Brendshem, Bujar Nishani, i cili theksoi se kartat do te nisin te shperndahen ne fillim te vitit te ardhshem. “Kartat do te jene gati per zgjedhje. Te gjithe do te detyrohen ta marrin, pasi do te bejme ndryshime ligjore per kete. Ju po abuzoni e mashtroni ne deklaratat tuaja”, siguroi ministri. Sipas tij, kompania do te prodhoje rreth 15000 karta ne dite, dhe do te pajise cdo shqiptar. Mosbesues u shpreh dhe Spartak Ngjela, i cili u shpreh se pajisja e zgjedhesve me keto menyra eshte e pamundur dhe nuk realizohet dot per zgjedhjet e ardhshme. Te gjithe me radhe deputetet e opozites, kritikuan menyrat e qeverise per favorizimin e firmes per prodhimin e kartave te identitetit dhe u ankua ndaj mungeses se informacionit per menyren e shperndarjes se tyre dhe arritjen e standardeve. R.R


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›