E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të “vëgjëlit”, Milo: Deklaratë komisionit për korrektimin e sistemit zgjedhor

24-04-2012 / Gazeta 55

Kreu i PS-së Edi Rama, një ditë pas kërcënimit që u bëri aleatëve me “ngrenie kokash”, sot i thërriti në një tryezë, edhe pse ish – aleatët vazhdojnë t’i mbeten qëndrimeve të tyre, për korrektimin e sistemit dhe përshkallëzojnë akuzat ndaj PS, se cenoi marrëveshjen me të vegjëlit

UPDATE- Partitë e vogla kanë paralajmëruar se do t’i dërgojnë së shpejti komisionit parlamentar të reformës zgjedhore propozimin për korrektimin kombëtar të sistemit zgjedhor. Në një prononcim për mediat pas takimit të PS-së me aleatët, kreu i PDS-së Paskal Milo theksoi pritet edhe nënshkrimet e partive të djathta në mënyrë që deklarata t`i drejtohet komisionit në formën zyrtare. “Ne kishm një takim me PS-në ku në vijim të tryezës u la për të formuluar një deklaratë me propozimet për t`ia dërguar komisionit parlamentar të reformës zgjedhore. Së bashku me zotin Madhi kemi ndarë detyrat, në mënyrë që edhe ai të marrë të gjitha nënshkrimet e partive politike të mazhorancës”- u shpreh Milo.
Milo ka theksuar më tej se ajo që do t’i kërkohet me antë të këtij dokumenti komisionit parlamentar të reformës zgjedhore është një çështje shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët. "Është një çështje parimore që ka të bëjë me barazinë e votës, me të drejtën e tyre kushttuese. Shqipëria do të ketë veç të mira do të ketë nëse komisioni do të realizoj në praktikë propozimet duke vendosur korrektimin kombëtar të sistemit.Ky projekt ka vlerë sepse do t`i drejtohet komisionit dhe është nënshkruar nga një numër i madh i partive politike, dhe janë 25-26 parti për të sensibilizuar jo vetëm opinionin publik por edhe të komisionit parlamentar të reformës zgjedhore. ” theksoi Milo.
Ai ka kërkuar gjithashtu nga PD-ja të reflektojë në lidhje me propozimet e partive të vogla pasi sipas tij ato janë kërkesë edhe të aleatëve të saj  “Ne shpresojmë që PD-ja do të reflektojë dhe nuk do të vihet e izoluar qoftë edhe aleatëve të saj që kanë kërkuar dhe mbështetur korrektimin kombëtar. Kjo kërkesë vjen edhe nga partitë aleate të PD-së duke filluar nga LSI-ja. Nuk jemi ne që kërkojmë të imponojmë një korrektim të sistemit por edhe aleatët e saj në radhë të pare”- tha ai. .
Më tej Milo theksoi se presin ftesën e komisionit parlamentar të reformës zgjedhore për të diskutuar në lidhje me propozimet e partive të vogla për korrektimin kombëtar të sistemit. "Ne do ti kërkojmë komisionit që kjo kërkesë e jona të vendoset në axhendë dhe të na ftojë edhe ne në momentin kur të diskutohet. Na është premtuar që do të respektohet parimi i transparencës dhe e gjithëpërfshirjes, prandaj ne presim ftesën e komisionin parlamentar”- përfundoi Milo.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›