E Diel, 1 Nëntor 2026

“Borxhi publik do të ulet nën 55 %”

24-04-2012 / Gazeta 55

Deklarata/Bode: Për Interkonjeksionin, po bëhen presione nga opozita për të shpallur fituese kompaninë me kosto më të lartë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ministri i Financave Ridvan Bode ka deklaruar se brenda vitit 2015, qeveria shqiptare ka si objektiv uljen e borxhit publik poshtë nivelit 55 për qind të GDP-së. Sipas kreut të financave shqiptare, kjo ulje do vijë në mënyrë graduale vit pas viti. Lidhur me debatet dhe akuzat politike për linjën e interkonjeksionit Kosovë- Shqipëri, kreu i Financave tha se po bëhen përpjekje për të shpallur fituese një kompani e cila kishte ofruar një kosto 33 për qind më të lartë se kompania rivale dhe për këtë tha se i është drejtuar bankës gjermane për zhvillim që kostoja e ulët duhet të jetë preferencë.

Cilat janë masat e marra nga qeveria shqiptare sa i takon borxhit, duke marrë parasysh krizën më të cilën po përballen vendet e rajonit?
Në këtë krizë shumë të thellë ekonomike globale Shqipëria mbeti jashtë vorbullës së saj, nuk u përfshi në krizë, por përgjysmimi i ritmeve të zhvillimit përbën një problem për Shqipërinë këto ritme të zvogëluara të zhvillimit ekonomik të vendit kanë rritur sensibilitetin e aspekteve të tjera që lidhen me treguesit makroekonomik të vendit i cili ka shërbyer si mbështetës për një zhvillim të shpejtë ekonomik dhe çështja e borxhit përbën njërin prej elementëve i cili meriton të merret në konsideratë dhe të jetë prioritar në axhendën e qeverisë. Ne prej vitesh jemi të  përqendruar në miradministrimin e borxhit publik jo vetëm sa i takon kostos së tij por edhe përpjekjeve për të zvogëluar për ekonominë shqiptare por mbase edhe për ekonomitë e tjera të zonës europiane. Por edhe më gjerë sfida është e dyfishtë së pari për të stabilizuar treguesit makroekonomik dhe atë që ka të bëjë me borxhin dhe së dyti të ndërtojmë një axhendë të zhvillimit të vendit. Aktualisht niveli i borxhit publik në Shqipëri është relativisht më i lartë se ai në vendet e rajonit 58.7 për qind sipas projeksionit të fundit. Borxhi publik ka marrë prioritet në gjykimin e të gjitha qendrave dhe vlerësuesve për ekonomitë globale. Kjo rritje kërkon sensibilitet për shkak të krizës së shërbimit të borxhit sepse një sërë vendesh përfshirë edhe Greqinë ndjejnë vështirësi për shërbimin e borxhit, pasi paguajnë interesa të rritura borxhi që do të thotë se kemi përdorim të fondeve publike në mënyrë jo efiçiente. Në Shqipëri nuk kemi rritje të kostos së borxhit. Edhe para 7-8 vitesh ka qenë po 58 për qind niveli i borxhit. Por u mundësua një ulje e borxhit në harkun kohor 2006-2008 duke zbritur në 58 për qind e PBB-së. Pra kemi një trend progresiv në rënie por zhvillimet në krizë ekonomike globale çuan në një rritje të borxhit publik shqiptar për shkak të mbivlerësimit apo raportit të kursit të këmbimit midis lekut dhe euros, duke qenë se borxhi në euro bën të kemi një borxh më të lartë. Por kostoja e borxhit sot është më e ulët se kostoja e borxhit publik në 2005-2006 kjo në raport me PBB-në. Por nga ana tjetër ne duhet të bëjmë kujdes me borxhin duke qenë se nuk është një tregues i mirë për ekonominë shqiptare për më tepër borxhi publik shqiptar nuk është i rrezikuar në kuptimin që ka sot në ekonomitë e vendeve të tjera për arsye se në masën 2/3 ai është një borxh i brendshëm publik që shërbehet në lek me bono thesari dhe 1/3 që është borxh i jashtëm. Pra është një borxh nga banka zhvillimit me afat të gjatë dhe me norma të fiksuara interesi dhe në tërësi janë më të ulëta nga normat e tregut, megjithatë ne e kemi objektiv për të zvogëluar borxhin publik. Në programin tonë afatmesëm 2015 borxhi publik synon të jetë nën 55 për qind duke ulur vit për vit deficitin buxhetor. Vitin e kaluar ne patëm një deficit buxhetor 3.5 për qind , në 2012 3 për qind e PBB-së, si dhe nën 2 për qind në vitin 2013.

Në këtë kontekst çfarë mund të thuhet për ekonominë shqiptare?
Ekonomia shqiptare sigurisht ka humbur ritmin e lartë të rritjes. Presioni i krizës ekonomike globale dhe zgjatja e lëngatës së saj në hapësirën europiane për 4 vjet sigurisht ka dhënë impakt të padiskutueshëm në ekonomitë periferike, ku përfshihet Shqipëria për më tepër kjo krizë është  më komplekse sepse politikat financiare kanë impaktuar dhe vendet jo kandidate. Janë një pjesë e bankave perëndimore që operojnë në të gjithë hapësirën e vendeve lindore të cilat kanë ndikuar në uljen e nivelit të kreditimit të këtyre bankave. Në përpjekje për të rregulluar raportet në bankat qendrore sigurisht që po injekton një ritëm rritjeje ekonomike më të vogël nga sa kanë kapacitet këto vende në këtë kuadër përfshihet edhe Shqipëria. Raiffeisen Bank ka deklaruar që brenda tremujorit të parë të këtij viti të ulë kreditimit e saj 120 milionë euro, kjo sigurisht jo e mirë për ekonominë dhe bankat e tjera normale. Unë jam këtu në Uashington për të negociuar mundësinë e një kredie të drejtpërdrejtë nga BB-ja pikërisht për të plotësuar këtë mungese që vjen nga bankat perëndimore, një boshllëk nga ky nga ky ndryshim I kreditimit nga bankat.

Çfarë mund të thoni në lidhje me debatin e shumë-përfolur të tenderit për linjat e interkonjeksionit?
Jam vënë në dijeni nga drejtori i sistemit të transmetimit në Shqipëri, ministrit të Ekonomisë përgjegjëse lidhur me një kredi që ministri e financave ka nënshkruar me  KFË-në për zhvillimin e sektorit energjetik, një shumë kjo prej 110 milionë euro. Kjo e fundit përmban  ndërtimin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën si dhe ndërtimi i unazës së pjesës jugore të vendit. Jam vënë në dijeni që po bëhen përpjekje për të shpallur fituese një kompani e cila kishte një kosto rreth 33 për qind më të lartë nga kompania tjetër rivale. Sigurisht në përpjekje për të mbrojtur interesin publik, i jam adresuar KFW-së që merr në konsiderate ligjin shqiptarë që kostoja më e ulët duhet të ketë preferencë kur diferenca është kaq e madhe. Sikurse edhe kriteret teknike kanë peshën e tyre specifike. Pas kësaj kam pasur disa takime të OST-së me Bankën Gjermane për të parë rishikimin e fituesit duke qenë se ende nuk ishin deklaruar dhe ende nuk kemi marrë një përgjigje. Po ushtrohet një presion nga grupet e interesuara që synojnë të bëjnë presion mbi qeverinë, kompaninë publike OST-në që të ketë një fitues pavarësisht kostos por që në total, duke përfshirë edhe pjesën e Kosovës diferenca ishte shumë më e madhe. Nuk kemi ende diçka të konfirmuar. Por duhej të njoftohej OST dhe të merrej dakortësia e saj.

Cili është mendimi juaj sot lidhur me shpërndarjen e të ardhurave në vend?
Ka pasur një tendencë për të krijuar një shtresë të mesme. Nëse shpërndarja në 2004 sipas një raporti të BB-së ishte sa 10 për qind e popullsisë. Kjo e fundit zotëronte rreth 90 për qind të të ardhurave. Me përpjekjet që po bëhet jo përmes një rishpërndarjeje që vjen nga politikat fiskale dhe përmes buxhetit por përmes një hapjeje dhe një konkurrueshmërie më evidente në treg po mundësohet marrja pjesë e një numri më të madh operatorësh. Edhe në Shqipëri si kudo në hapësirën europiane nuk është në trendin normal ç’ka do të thotë sa 50 për qind.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›