E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Shpresojme ne mbeshtetjen e opozites

Selia blu tenton te joshe opoziten ne menyre te vecante Partine Socialiste qe te votoje amendamentet e propozuara nga PD per ndryshimin e Kushtetutes, duke theksuar se ato jane te hapura per diskutim e te negociueshme. Nje fakt te tille, kreu i Grupit demokrat, Astrit Patozi, e vuri ne dukje serish dje, duke deklaruar se cdo propozim mund te ndryshohet. "Propozimet tona nuk jane paragrafe te bibles apo kuranit, te cilat nuk mund te ndryshohen. Ato mund te ndryshohen dhe permiresohen", theksoi Patozi. Ai permendi dhe gatishmerine qe PD tregoi ndaj paketes qe PS propozoi per reformen zgjedhore. Duke pritur keshtu nje resto nga selia roze per mbeshtetjen qe ju dha per reformen, per ndryshimet e tjera qe PD kerkon t'i beje Kushtetutes. Nderkohe qe vetem dy dite me pare socialistet kane lene per te kuptuar "jo" nje votim bllok, duke shuar ne kete menyre ne nje fare menyre shpresat per kalimin me urgjence te paketes se ndryshimeve te Kushtetute te paraqitur nga ana e deputetes demokrate, Arenca Trashani. Nderkohe qe dhe vete demokratet shpresojne ne nje mbeshtetje te opozites.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›