E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të vegjlit insistojnë për numërimin elektronik

25-05-2012 / Gazeta 55

Kreu i PDS-së, Paskal Milo flet nga Korça për reformën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, kërkon mbylljen sa më të shpejtë të reformës zgjedhore. Duke folur nga Korça, ai theksoi se në ndryshimet e ligjit zgjedhor, duhen përfshirë edhe aplikimi i teknologjisë në zgjedhje, riformatimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe korrektimi kombëtar të sistemit aktual zgjedhor.
Po ashtu, zoti Milo bëri thirrje që partitë parlamentare të arrijnë të gjejnë konsensusin për zgjedhjen e një Presidenti të pranuar nga të gjithë.
Referuar aleancave politike për zgjedhjet e ardhshme politike, Milo tha se do të vendosë pasi të ketë përfunduar reforma zgjedhore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›