E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 Marsi, Topi-Wollfarth: Të rishikohet roli i gruas në shoqëri

TIRANE - Presidenti i Republikës Bamir Topi ka pritur mëngjesin e sotëm në një takim ambasadorin e OSBE-së në vendin tonë Eugen Wollfarth.
Temë e bisedës ishte edhe puna për reformën zgjedhore, çështja e pronave dhe Gjykata Administrative.

Pas takimit, kreu i shtetit dhe ambasadori Wollfarth u prononcuan për mediat duke e vënë theksin në simbolikën e ditës së 8 Marsit dhe urimin për të gjitha gratë.Ambasadori Wollfarth dhe presidenti Topi ndanë mendimin e përbashkët se gratë kanë një rol vendimtar në zhvillimin e shoqërisë.

Nga ana e tij Presidenti Topi theksoi domosdoshmërinë e rishikimit të rolit të gruas në shoqërinë shqiptare dhe përfaqësimin e tyre në mënyrë të barabartë.

Në lidhje me përfaqësimin e grave në politikë, ambasadori Wollfarth theksoi se kodi zgjedhor i ardhshëm duhet të sigurojë më shumë mundësi për gratë. “Duam të shohim më shumë gra kandidate. Të ketë shanse të barabarte për gratë e burrat në shoqëri.”- theksoi Wollfarth.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera 8 Marsi, si u bë Dita Ndërkombëtare e Gruas?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›