Të verbrit, ultimatum Qeverisë, vetëm 3 ditë afat për tu plotësuar kërkesat

Kërcënimi, grevë urie dhe mosbindje publike
Shoqata e të Verbërve, vazhdon ti bëjë të ditur qeverisë se nëse brenda muajt prill nuk plotëson kërkesat e tyre si të drejta ligjore të shkelura, të gjitha të verbrit në Shqipëri do të fillojnë grevën e urisë si dhe do ti nënshtrohen mosbindjeve civile spektakolare të paparë më parë. Gjithashtu shprehet se personi i kontaktit i caktuar nga zëvendës kryeministri për të dhënë përgjigje për zgjidhjen e kërkesave, ka ndërprerë kontaktet prej disa ditësh. Kjo shoqatë i ka dërguar qeverisë një njoftim me shkrim, duke i bërë të ditur se nëse nuk do të zgjidhte pesë kërkesat brenda muajit Prill, do të përshkallëzojë më tej protestat e saj me mosbindje civile spektakolare e forma të tjera. Deri tani janë regjistruar mbi 500 vullnetarë për të marrë pjesë në grevë urie. Së shpejti do të mblidhet asambleja kombëtare, e cila do të përcaktojë përshkallëzimin e mëtejshëm të protestës. Shoqata ka përgatitur edhe një kallëzim penal ndaj ministrave të Punës nga viti 2005 e këtej për shpërdorim detyre edhe shkelje të barazisë së shtetasve. Ka shumë ditë që të verbrit kanë ngritur zërin e tyre për shkeljen e të drejtave të tyre ligjore. Zëri i organizuar i tyre ka bërë që ata të vendosin për mbrojte të të drejtave tyre. Pavarësisht se të drejtat e tyre mbrohen me ligje, sipas tyre, disa burokratë të qeverisë nuk i respektojnë disa prej këtyre ligjeve. Mosrespektimi ligjit ka bërë që 34 degë të rretheve të Shoqatës të Verbërve të Shqipërisë ti dërgojnë një peticion me 5 kërkesa Qeverisë. Këtyre peticioneve nuk ka marrë mundimin asnjë tu kthejë përgjigje ose mundë të ketë ndonjë përgjigje apriori si ai i Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, se ju nuk keni të drejtë përgjigje me gojë dhe pa argumente dhe me fodullëk sikur shtetin e kanë pronë të babës së tyre. Kjo i ka bërë të verbrit të protestojnë me tubime në 12 prefekturat e vendit me pjesëmarrje mbi 300 vete dhe 3200 të verbër protestuan para Ministrisë së Punës dhe Kryeministrisë dhe në vazhdim do të thellojnë protestat e tyre deri me mos bindje civile dhe me grevë urie. Kjo kategori qeveritarësh harrojnë se kjo shoqatë ka me qindra të arsimuar me arsim të mesëm dhe të lartë dhe dhjetëra prej tyre janë me grada shkencore, që errësirën e verbërisë e kanë mundur me dritën e dijes, dhe të luftës pa ndërprerje që bën kjo shtresë për tu integruar me dinjitet ne shoqërinë tonë.
Kërkesat e të verbërve
Thelbi i kërkesave të përsëritura dhe i protestës të të verbërve është shkelja sistematike e të drejtave të tyre të garantuara me ligj që qeveria i ka shkelur. 1- Ata kërkojnë tu jepen lekët e tyre që u takonin nga zbatimi i vendimit 277, dt. 18.06.1997, i ndryshuar me vendim nr. 301 dt. 27.06.2002 . Bazuar në nenin 5 të ligjit nr. 8098 dt. 28.03.1996 Mbi statusin e të verbërve dhe në nenin 59 pika f të Kushtetutës, Qeveria e asaj kohe ka nxjerrë vendim nr 277 dt. 18.6.1997 i ndryshuar me një vendim të mëvonshëm me nr. 301 dt. 27.06. 2002. Me anë të këtij vendimi është vendosur formula mbi pagesën e paaftësisë për të verbrit. Sipas kësaj formule në vitin 2002 është caktuar një kufi prej 6000 (gjashtë mijë) lekë dhe mbi ketë bazë sa herë të rritej paga minimale në përputhje me këtë rritje do të rritej edhe pagesa e kompensimit të paaftësisë. Për vitet, 2005, 2006, 2007 dhe 2008 nuk është zbatuar kjo formulë. Thelbi i kërkesës së pikës se parë është ulja e pagesës nga 10800 në 8700 dhe mos shlyerja e borxheve të pa plotësuara ne baze te ligjit ne shumën afërsisht për grupin e parë 120000 lekë dhe për grupin e dytë 60000 lekë.
2- Kërkojnë që qeveria të shfuqizojë vendimin e saj nr. 870 dt. 18.06.2008 si antikushtetues. Për te mbuluar dobësitë e saj që përmendëm më lart MPCSSHB i propozon qeverisë të miratojë vendimin 870 dt. 18.06.2008 i cili ka përkeqësuar formulën e mëparshme, së pari duke u nisur nga një bazë e papranueshme për shkak të diferencave të pa paguara më parë, pra ai duhet të nisej nga baza 10200 lekë dhe jo nga ajo 8000 lekë që ka ardhur si rezultat i mos pagesave. 3- Sipas nenit 7 të
ligjit 8098 dt. 28.03.1996 dhe vendimit të qeverisë të vitit 2001, përcaktohet se të verbërve tu miratohen fonde për strehim. Që nga viti 2005 e në vazhdim për të verbrit nuk është miratuar asnjë fond për strehim. 4- Bazuar në nenin 4 dhe 6 të ligjit 8098 dt. 28.03.1996 që të verbrit i përjashton nga taksat dhe tatimet e drejtpërdrejta , ndërsa në fakt në legjislacionin tatimor nuk është sanksionuar asgjë për to. Ne këto kushte shumë të verbër, një pjese të vetëpunësuar ju mbahet taksa, një pjese që regjistrojnë pasurit e tyre u kërkohet taks, të gjithëve po u mbahet taksë televizori,etj. 5- Sipas ligjit për statusin e të verbërve shteti është i detyruar të krijojë mundësi punësimi, në rastin tyre, jo vetëm që nuk është krijuar asnjë mundësi punësimi për personat e verbër, por me kundërshtimin e ministrit të Financave nuk është pranuar një projektligj i propozuar nga një grup deputetësh Drite për Integrim i përbërë nga të dy forcat kryesore parlamentare.