Rama i dhuron Karamanlis Çelësin e Tiranës
Sipas axhendes së tij, kryeministri grek Kostas Karamanlis është takuar edhe me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama. Gjatë këtij takimi procesi për përgatitjen e zgjedhjeve të 28 qershorit ka qenë tema kryesore e bisedës mes tyre.
Gjatë kësaj bisede u vu theksi në rëndësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si një faktor domethënës dhe vendimtar për imazhin e vendit. Si tema të tjera të këtij bashkëbisedimi mësohet të kenë qenë, infrastruktura zgjedhore, pjesëmarrja në votime si dhe sistemi elektoral. Si gjithmonë kryebashkiaku i Tiranës kujt vjen i bën dhuratë çelësat e Tiranës duke i dhuruar kryeministrit grek, Karamanlis në mënyrë simbolike Çelësin e Tiranës.