Shkodër, u qëllua 3 herë me thikë, vret agresorin
Një vrasje ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Shkodrës, ku ka mbetur i vdekur një person dhe një tjetër është plagosur. Viktima është 50- vjeçari Dodë Hili, i cili është qëlluar me armë zjarri nga Martin Cubi. Ndërkohë ky i fundit para pak se të kryente vrasjen e 50-vjeçarit është qëlluar tre herë me thikë nga ana e viktimës. Mësohet se Cubi është kreu i komunës Pult të rrethit të Shkodrës.
Aktualisht ai ndodhet i shtruar në reanimacionin e Spitalit Rajonal të Shkodrës dhe është në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një lokali në zonën e spitalit të këtij qyteti, ku fillimisht ka pasur një grindje të momentit mes dy personave. Ka qenë 50- vjeçari Hili, i cili ka goditur fillimisht tre herë me thikë kreun e komunës Pult. Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur më tej këtë vrasje dhe shkaqet që çuan në të, pasi ende nuk dihen motivet e saj.