E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zonja Holokaust !

Nata dhe dita jane dy gjysma te se njejtes dite 24 oreshe. Asnjera prej tyre nuk do te kishte kuptimin e vet pa tjetren dhe secila ka funksionin e mirepercaktuar ne raport me njeriun. Nje dite pa nate dhe nje nate pa dite praktikisht do te shenonte fundin e ekzistences. Impostimi i dialogut qe po ndodh ne mbare boten kete shekull rreth barazise gjinore eshte jo vetem i gabuar por ne shume raste behet edhe promotor i politikave te gabuara ne lidhje me promovimin e vlerave te caktuara. Me lindjen e shoqerive sekularisto-ateiste ne Perendim koncepti i gjinive ndryshoi bashke me te gjitha konceptet qe kishte kjo shoqeri per filozofine e jetes duke i dhene asaj konotacione materiale dhe duke arsyetur ne kuadrin e njeriut makine, kjo teresi molekulare me prejardhje majmunore e cila lindte, jetonte dhe vdiste me qellimin e vetem qe te ushqente dhe te ishte e ushqyer. Ne kete kornize arsyetimi lindi nevoja e domosdoshme qe barazia gjinore te mos shihej tashme si pozicion ne mes dy qeniesh qe si entitet kryesor tyrin kishin shpirtin, por si dy njesi, krahe pune qe ne raport me sfidat e jetes duhej te ishin te barabarte, duke shmangur keshtu rolin themelor qe kishin te dy ne çastin e krijimit.
Ndersa filozofia e raporteve gjinore ne kuadrin e besimit, te atij islam ne veçanti, eshte e bazuar me shume se sa ne barazine e gjinive, ne barazine e te drejtave gjinore, ku secila pale eshte e barabarte ne respektimin e te drejtave te ndersjellta, ku e drejta e burrit per te qene perballues, suportues dhe furnizuesi i familjes dhe shtylle e shoqerise, perballet me te drejten e gruas si zonje , edukuese arsimuese e femijeve dhe kontribuese ne edukimin e po kesaj shoqërie. Kjo barazi te drejtash ben te mundur që secila gjini te ruaje rolin e vet si lider ne pozicionet e tyre ne shoqëri, ne kundershtim me predikimin sekularisto-ateist te barazise gjinore, e cila me shume se si barazi, shihet si lufte, sfide midis sekseve per te dominuar shoqërine.
Ja perse ne filozofine e besimit burri dhe gruaja i ngjajne dites dhe nates, ne kuptimin e funksioneve, ku secili nuk mund te beje pa tjetrin dhe te dy bashke plotesojne themelin e shoqërise që është familja.
Per te realizuar kete unitet dhe ndervaresi ekzistence, eshte i domosdoshem nje kuader ligjor hyjnor i cili rregullon marredheniet ne mes tyre dhe percakton kufinjte e secilit.
Ndersa keqtrajtimet jane fenomene qe ndodhin ne çdo shoqeri dhe se rastet individuale nuk perbejne argument percaktues per te etiketuar shoqeri apo edhe besime.
Ashtu si dita pa nate dhe anasjelltas edhe burri pa gruan dhe anasjelltas, do te shenonin fundin e ekzistences.
Tani prononcimi i deputetes se parlamentit Holandez, zonjes Ali dhe shqetesimi i saj per te drejtat e gruas nuk i shpeton në rastin me te mire logjikes sekularisto-ateiste dhe ne rastin me te keq fobise ndaj gjithçka që mund te jete islame.
Ajo që më bën përshtypje me shume se sa pazaret e besimit me nje pasaporte apo imunitet diplomatik te ndonjërës ne Perendim, është menyra se si mediat tona dhe në mënyrë të ve¬çantë gazeta "Shekulli" e servirin ate. Deri me tani jemi mesuar qe sulmet ne forme artikujsh ndaj muslimaneve te shtroheshin ne rubrikat opinion. Kesaj radhe shohim se perpjekjet e zonjes ne fjale jane rreshtuar ne rubriken kulture. Precedenti mund te jete shqetesues sepse ilamofobia ndoshta nga nje opinion dalengadale po kthehet ne një kulture, ne nje norme per mediat tona.
Nese vazhdohet kështu atëhere nuk do te jetë i largët momenti që islamofobia te beje pjese ne programin e ndonje partie, apo ne programet qeverisese te qeverive te ndryshme.
Zonja Ayaan, qe me "holokaustin" e saj e ka bere "ayran"(dhalle) fare, arrin ne konkluzionin "gjenial" se për të mbrojtur femren ne bote duhet te eleminojme Islamin si kërcënim direkt ndaj saj duke thene se: "lufta ndaj Islamit është lufte për shpëtimin e trupit dhe shpirtit të femrës".
Nje parlamentare holandeze konsumon holokaust direkt ne lidhje me nje besim universal!
Injoranca e saj në lidhje me besimin islam vetëm se është thelluar edhe pse ajo mund te ketë ngjitur shkallët e politikës. Por më shumë se injorancë ky është mllef sepse mjafton vetëm përpjekja më e vogël për të studiuar e parë se Islami të drejtën dhe lirinë e femrës në lidhje me familjen, pronën, trashëgiminë, angazhimin politik e arsimor e ka ngritur në vendin që i takon.
Zonja Ay(r)aan shquhet në politikëbërjen e saj si antiislamiste e thekur, mjafton te përmendim pronocimet e saj per profetin Muhamed që çuditërisht nuk ndryshojnë me atë te gazetës "Jyllanden Posten", bashkëautore e filmit "Submission" së bashku me TheoVan Ghog, ku në pjesë të filmit paraqiten vajza lakuriqe ku kanë të shkruar në trupin e tyre vargje kuranore, si dhe kundërshtimet e saja për dënimet që parashikon Islami për homoseksualët dhe adulteristët.
Me nje sfond të tillë është shumë pak e besueshme për secilin nga ne se Ay(r)aan u shqetësoka për të drejtjat e grave. Përse kjo zonjë nuk ngriti zërin kur në parlamentin holandez aprovohej ligji per legalizimin e prostitucionit i cili bëri që dyqanet me manikinë në vetratat e tyre të mbusheshin me vajza të zhveshura në rrugët kryesore të Amsterdamit? Kush i mbron të drejtat a këtyre vajzave ? Ku ishte kjo zonjë kur në parlamentin holandez aprovohej ligji pë legalizimin e drogës dhe homoseksualitetit, duke bërë viktima droge mijëra adoleshente ?
Para se te merrte ne telefon mikun e saj hebre per perdorimin apo jo te emrit holokaust, ajo duhej të merrte ne telefon ato qindra mijera gra e vajza ku u privuan nga burrat e tyre ne sajë te bombardimeve, ndoshta duke festuar ndonje dasëm apo gëzim me të afërmit. Duhej të telefononte ato qindra mijëra gra e vajza që kanë dekada që mbi kokat e tyre ndërrrohen vetëm ngjyrat dhe markat e bombave, nga ruse në ato amerikane.
Për cilën barazi kulturash flet ajo ? Nëse jeta politike dhe diplomatike ndërtohet mbi mllefin, fobinë, sulmin e pa bazë ndaj çerekut të globit, atëherë e sigurtë është që suksesi për të do të jetë tepër larg.
Me politikën e saj, me prononcimet e saj por edhe me veprimet saj zonja Ay(r)aan po kontribuon që femra te ngelet gjysem faktori ne shoqëri duke e degraduar figurën e saj ne mall tregu duke i përngjarë kështu një nate e cila nuk do ta shohë ditën kurrë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›