E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të vërtetat në romanin e Mark Obamës

21-07-2011 / Nga Keith B. Richburg (Washington Post)

Guangzhou, Kinë – një i ri me racë të përzier, bir i një akademiku kenian të shkëlqyer, por me probleme, dhe i një gruaje të bardhë amerikane, ka shkruar një libër emocionalisht pikëllues rreth kërkimit të identitetit të vetvetes.
Por kjo nuk është historia e njohur e Presidentit Obama. Kjo është përralla e publicitetit të trembur të gjysmë vëllait të vogël, Mark Okoth Obama Ndesandjo, i cili ka jetuar në qytetin jugor kinez të Shenzhenit për shtatë vjet dhe ka prodhuar një vepër autobiografike trillimi me titull “Nga Nairobi në Shenzhen: Një novelë dashurie në Lindjen e Largët”.    
Duke folur publikisht për herë të parë të mërkurën, Ndesandjo i bëri vetëm disa referenca vëllait të tij të famshëm, duke thënë: "Ne jemi një familje. E dua familjen time, dhe ne mbajmë lidhje". Ai mori pjesë në inaugurimin presidencial të Obama-ës në janar, dhe ai tha se ka në plan ta shikojë të vëllain, kur presidenti të bëjë vizitën e tij zyrtare në Pekin këtë muaj.     
Ndesandjo atribuoi zgjedhjen e Obamës vitin e kaluar duke e lejuar atë që të sjellë kushtet e të kaluarës së tij të dhimbshme për të motivuar përfundimin e librit. Në romanin e tij 255 faqesh (i saposjellë në shqip, edhe nga Shtëpia Botuese “55”), i vetë-publikuar përmes Aventine Press, karakteri i Ndesandjos quhet David. Autori e përshkruan babanë e tij kenian si një i alkoolizuar që rreh nënën amerikane hebreje të Davidit. Ai nuk e përmend vëllanë e tij Barakun.    
Barack Obama (plaku) u martua me nënën e Markut, Ruth Nidesand, ndërsa ai ishte duke studiuar në Harvard, pasi ai ishte divorcuar nga nëna e Presidentit Obama, Stanley Ann Dunham. Plaku Obama dhe Nidesand jetuan së bashku në Nairobi, ku Marku kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij.     
Sa të vërteta ka libri? "Kjo është një punë trilluese, por ka shumë ngjarje që shkojnë paralel me jetën time", u shpreh Ndesandjo në një intervistë të shkurtër përpara një konference për shtyp që lançonte librin, teksa shtoi se kishte gati një dekadë duke u marrë me të. Ai u shpreh se disa nga personazhet janë të shumëfishtë, ai tha se dhe shumë skena pasqyrojnë përvojën e tij si një viktimë dhe një dëshmitar i dhunës në familje. "Babai im më rrihte. Ai rrihte nënën time. Dhe ju thjesht nuk e bëni këtë", tha Ndesandjo në konferencën për shtyp. "Do t’i mbyll këto mendime pas shpine për shumë vjet". "Mbaj mend një herë në shtëpinë time, kur dëgjoja britmat dhe dhimbjen e nënës sime", tha ai. "Isha një fëmijë... Unë nuk mund ta mbroja atë". Një emër i dhimbshëm, tha Ndesandjo, kujtimet e tij për babanë ishin shumë të hidhura, kështu që ai ndaloi së përdoruri mbiemrin Obama dhe vendosi mbiemrin e njerkut të tij, Nidesand me të cilin u martua pas divorcit me Obama (plakun). Por pastaj, Ndesandjo tha, se ai po shikonte skena televizive humori në Chicago Park Grant natën kur njeriu që mbante mbiemrin e urryer të tij u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara. "Kjo ishte një lëvizje e shquar nga frika drejt shpresës", tha Ndesandjo. "Unë isha shumë krenar për vëllain tim Barak".    
Zgjedhjet "më zhveshën prej disa ngurtësimesh", tha ai. "Unë u bëra krenar i të qenit një Obama". Ai e shtoi atë emër dhe vazhdoi rrugën për të përfunduar librin. Ndesandjo fillimisht filloi të shkruante një autobiografi të pastër, të cilën ai tha se është duke e përfunduar dhe do të publikohej së shpejti, duke shtuar se ajo do ti përgjigjet disa pyetjeve të ngritura për romanin. Romani në një moment duket sikur Ndesandjo ka shkruar për veten e tij. Në faqen e 81-të kur Davidi hyn në një restorant, një mik i thotë, "Oh, përshëndetje Mark" - një gabim i autorit që psikologët mund ta quajnë një gabim frojdian. "Cili është identifikimi mes një autori dhe subjektit të tij?" Ndesandjo tha në intervistë. "Ku e ka fundin autori dhe ku fillon karakteri, personazhi?" Ai shtoi: "Ju doni t’i jepni origjinalitetin karakterit tuaj? Dhe karakterin që ju njihni më mirë është veja juaj". Ai tha se e shkroi romanin pjesërisht për të rritur ndërgjegjësimin e dhunës në familje. Pesëmbëdhjetë për qind e të ardhurave nga libri, tha ai, do të shkojnë për të ndihmuar jetimët dhe fëmijët e tjerë përmes projektit të organizuar "Ndihmoni Fëmijët".
Ngjashmëria familjare - Ndesandjo mbart një ngjashmëri të habitshme me vëllain e tij. Ai është si Obama nëse ai do ta rruante kokën e tij,  të mbante një shami të larmë, bluzat e tij të pëlqyera të zeza sportive si dhe të mbante  një vath në veshin e tij të majtë. Ndesandjo, i cili është një qytetar amerikan, ka një origjinë të lartë akademike si i vëllai, me  diplomë në fizikë dhe matematikë nga Broën University, një diplomë master në fizikë nga Stanford dhe një MBA nga Emory. Ai është gjithashtu një pianisti i realizuar, ka kaligrafi kineze dhe sapo ka përfunduar leximin epik kinez "Ëndrra e pallatit të Kuq" në dialektin mandarin.     Pasi punoi në telekomunikacion dhe marketing në Shtetet e Bashkuara dhe më pas humbi punën e tij, ai u zhvendos në Kinë, pas 11 shtatori  2001. Në Shenzhen, një qytet i lulëzuar jugor në kufi me Hong Kongun, ai filloi të jepte mësim në anglisht, mësime pianoje, filloi të mësonte gjuhën kineze dhe u përkushtua për të ndihmuar jetimët dhe fëmijë nga shtresat e ulëta - ashtu si karakteri Davidit në romanin e tij. Ndesandjo ishte i martuar në Kinë. Në romanin e tij, David bie në dashuri me një grua të bukur kineze të quajtur Spring (Pranvera) por ai ende ka pasoja nga dhimbjet e dhunës që pësoi kur ishte fëmijë. Edhe në Kinë, hipja në pozitë e Obamës në Shtëpinë e Bardhë ka sjellë një vëmendje të padëshiruar të vëllait që provoi të ruante një profil të ulët dhe ta humbiste veten në punën e tij. "Që nga zgjedhjet, unë kam marrë shumë telefonata, sidomos nga gazetarët", tha Ndesandjo. "Unë jam përpjekur të mbaj të fokusuar gjëra të rëndësishme në jetën time - muzikën, kaligrafinë, të shkruarin, sigurisht dhe duke ndihmuar fëmijët të mësojnë piano”.     
Përgatiti Lavdrim Lita

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›