E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transparenca e skandalit të përgjimeve

21-07-2011 / Nga Bill Emmott

Skandalet angleze tani duhet të jenë tepër të qarta, funksionojnë ndryshe nga ato italiane. Në Itali skandale fillojnë me një demaskim të madh dhe me sasi të mëdha vëmendjeje, por më pas ato zvogëlohen dhe vëmendja zbehet.
Në Britaninë e Madhe ndodh e kundërta: skandale tona nisin në heshtje, dalëngadalë dhe më pas bëhen gjithnjë e më të mëdha. Kështu nuk mund të parashikojmë se kur do të zgjerohet skandale, tashmë në shkallë të gjerë, që goditi gazetat e Rupert Murdock dhe policinë e Londrës.
Ajo që duket qartë është se Rupert Murdock, 80 vjeç, arkitekt dhe forcë trajnuese e grupit mediatik të botës, dje ndërpreu dëshminë e të birit James përpara komisionit parlamentar të kufizuar për të thënë: “Është dita më poshtëruese e jetës sime”. Nuk mund të gjykojmë se sa i sinqertë ishte kur e tha këtë, por mund të themi se ai, familja dhe kompania e tij kanë pësuar si një poshtërim të madh si dhe një goditje me vdekje për pushtetin e tyre politik.
News Corporation iu desh të mbyllte gazetën e saj më fitimprurëse në Britaninë e Madhe, News of the World dhe iu desh të refuzonte ofertën për të blerë 2/3 e British Sky Broadcasting, të cilat nuk i posedon. Gazetat kombëtare të mbetura – Sun, Times dhe Sunday Times – duken të ndjeshme nga braktisja e reklamuesve, drejtuesve dhe stafit redaktues. Ekziston dhe një rrezik, i vogël deri tani, që hetimi të zgjatet dhe në operacionet amerikane të News Corporation.
Në afat të gjatë dhe në interes të gjerë kombëtar, problemet e Rupert Murdock dhe të kompanisë së tij nuk janë çështjet më të rëndësishme në këtë skandal. Çështjet më të rëndësishme kanë të bëjnë me akuzat e korrupsionit të policisë nga ana e gazetarëve, rregullimin e mediave në Britaninë e Madhe dhe raporteve ndërmjet politikanëve dhe mjeteve të informacionit. Spektakli i një prej manjateve të mediave më të fuqishme në nivel botëror që u pyet në Parlament në lidhje me skandalin, ishte shumë emocionuese. Ai do të kujtohet për shumë kohë.
Gjëja më e paharrueshme, për këtë spektator, është perceptimi se sa në hije ndodhet ose pretendon se është z. Murdock për punën e gazetave të tij në Britani, të rasteve ligjore që përfshijnë këto kompani dhe deri strukturave të reja që dukej se menaxhonin këto gazeta.
Imazhi që dukej ishte ai i një njeriu që i kishte humbur kontaktet me një perandori mediatike që ishte bërë shumë e madhe dhe komplekse për t’u menaxhuar vetëm nga një familje e vetme. Imazhi i konsoliduar nga heshtjet e shpeshta pasoheshin nga një pyetje, të cilës Rupert Murdock i përgjigjej thjesht “jo”. Dukej sikur ky biznesmen dikur i madh dhe i fuqishëm po luftonte për të kuptuar pyetjen dhe për të gjetur të paktën një përgjigje. Natyrisht, avokatët e tij duhet t’i kenë këshilluar që të jetë mjaft i kujdesshëm dhe të japë përgjigje sa më të shkurtra që të jetë e mundur, por përshtypja që jepte ishte përtej kujdesit.
Në Britaninë e Madhe tashmë është përhapur ndjesia se Rupert Murdock është njeriu i së shkuarës: që as ai dhe as familja e tij nuk do të jenë më aq të fuqishëm ose influencues në media ose nё politikë. Gjë kjo që nuk mund të thuhet për Shtetet e Bashkuara, ku televizioni Fox,  kompanitë kinematografike dhe Wall Street Journal i japin akoma një pushtet të madh komercial dhe ndonjë influencë politike, por në Britaninë e Madhe po hyjmë në një epokë tjetër.
Ajo që nuk dihet akoma është se në çfarë mënyre do të jetë e re ose e ndryshme kjo epokë. Motivi për të cilin ne nuk e dimë është se çdo ditë shfaqen elementë të rinj të skandalit: vetëm këtë javë, pavarësisht nga dëshmia e Murdock, zhvillimet më të rëndësishme përfshinë dorëheqjen e dy prej policëve më të spikatur në Britaninë e Madhe dhe vdekjen e një gazetari, i cili u citua shumë sepse kishte denoncuar sjelljen e paligjshme të ish punëdhënësit të tij, The News of the World dhe të ish drejtorit të tij, Andy Coulson, që më pas u bë përgjegjës i komunikimit për kryeministrin tonë, David Cameron.
Paralelisht me hetimet, u nisën dy hetime publike të pavarura për të raportuar mbi sjelljen e mediave dhe të policisë. Mbetet e hapur çështja se sa ky skandal mund të dëmtojë seriozisht David Cameron. Madje disa anëtarë të partisë së tij kanë filluar të flasin hapur për mundësinë e dorëheqjes së tij. Shtetit disa gjëra i duken të pamundura.
Vendimi i tij për të punësuar z. Coulson, pavarësisht të shkuarës së tij si drejtor i një gazete e akuzuar për aktivitete të paligjshme, ishte mjaft i gabuar, sidomos për mbajtjen e tij të gjatë në shërbim. Kjo është më shumë një provë cinizmi se sa korrupsioni ose paligjshmërie dhe nuk ka asgjë të re në lidhje me cinizmin e politikanëve. Dorëheqja e tij do të kërkojë demaskime të reja për të, që treguan se dinte më shumë se çfarë kishte pranuar deri tani për përfshirjen e z. Coulson në çështje të paligjshme ose demaskime për çdo lloj sjelljeje tjetër të paligjshme.
Zhvillimi më i rëndësishëm ka të bëjë pikërisht me policinë. Kjo është me rëndësi: fakti se dy zyrtarë të lartë dhanë dorëheqjen do të thotë se ata personalisht ata njerëz dhe shumë prej kolegëve të tyre, mund të kenë tashmë një motiv për të dhënë informacione ose prova të reja që mund të dëmtojnë News Corporation, gazeta të tjera ose dhe z. Cameron e politikanë të tjerë, por është e rëndësishme në një mënyrë më të thellë: policia është nën hetim, si institucion, sepse nuk ka aplikuar me korrektësi ligjin mbi përgjimet telefonike si dhe sepse është akuzuar  se është paguar nga gazetarët dhe hetuesit privatë që donin informacione, gjë që është e paligjshme.
Këto hetime janë tronditëse, por jo tërësisht  të reja. Britania e Madhe ka pasur në të shkuarën skandale dhe hetime në lidhje me korrupsionin e policisë. Ato të mëparshmet i takonin ryshfeteve të lidhura me bandat kriminale. Shoku i këtyre akuzave është ideja se policia mund të ketë shitur informacion privat mbi njerëz të zakonshëm, persona që duhet të mbrojë.
Së fundmi, ky skandal do të venitet dhe plagët që ka shkaktuar do të shërohen. Një pikë e fortë e Britanisë së Madhe është se ajo ka antitrupa të fuqishëm në demokracinë e saj, burime të mëdha që do të pastrojnë infeksionet dhe abuzimet e pushtetit. Sigurisht, nuk e dimë akoma se kur do të ndodhë kjo, as se sa mund të përhapet skandali.
Në rastin që ne gazetarët emocionohemi shumë në lidhje me këtë, duhet të marrim parasysh një sondazh që u publikua dje në gazetën Guardian: thoshte se, pavarësisht skandalit dhe partnerëve të tyre të koalicionit, liberal-demokratët, kanë fituar popullaritet. Mund të jetë se publiku britanik shqetësohet më pak për këtë skandal se sa mediat.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›